Bota

24 vite nga sulmi i dytë në Prekaz, Kurti viziton varrezat e familjes Jashari

22 Janar 2022, 15:34 Nga DOSJA
24 vite nga sulmi i dytë në Prekaz, Kurti viziton varrezat e familjes

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përkujtoi sulmin e dytë të forcave ushtarake të ish-Jugosllavisë ndaj kullave të familjes patriotike Jashari në Prekaz të Drenicës. Kurti vizitoi varrezat e dëshmorëve të kësaj familjeve për çlirimin e Kosovës.

Ai premtoi se po punohet për restarurimin e Kullës së Jasharajve dhe ndërtimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

POSTIMI I ALBIT KURTIT:
Tre herë ia mësynë familjes dhe kullës së Jasharajve forcat policore e ushtarake serbe. Sot e përkujtojmë 24 vjetorin e sulmit të dytë. Me 22 janar 1998 u plagosën Selvete (Hamëz) Jashari dhe Iliriana (Rifat) Jashari. Selvetja u vra në Epopenë e UÇK-së një muaj e gjysmë më vonë.

Në këtë përvjetor pashë nga afër ndërhyrjet emergjente dhe fillestare në kullat e Jasharëve që për qëllim kanë mbrojtjen nga degradimi dhe konservimin e këtij margaritari të historisë sonë, sa të lavdishme aq edhe të dhimshme. Angazhimi ynë për jetësimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz vazhdon me hartimin e detyrës projektuese dhe shpalljen e konkursit ndërkombëtar gjatë këtij viti.

 

Në 22 janar 1998, kulla e familjes Jashari u sulmua nga forcat e armatosura policore dhe ushtarake serbe. Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nuk ndodhej në kullë atë ditë. Pavarësisht sulmit të organizuar, pjesëtarët e familjes u kundërpërgjigjën me zjarr dhe pas 45 minutash forcat operacionale serbe u tërhoqën.

Kulla e familjes patriotike Jashari është sulmuar 3 herë nga forcat e armatosura serbe: në 30 dhjetor 1991, 22 janar 1998 dhe në 5 mars 1998. Në operacionin e fundit u angazhuan rreth 7 mijë forca serbe. Pas 3 ditësh e 2 netësh luftime, 56 anëtarët e familjes Jashari, mes tyre dhe Ademi e vëllai i tij Hamza, themeluesit e UÇK u vranë nga forcat serbe. Ekspozimi i trupave të tyre shkaktoi indinjatë të madhe në opinionin publik shqiptar anembanë botës. Nga ky moment, lufta për çlirimin e Kosovës u përshkallëzua nga UÇK.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni adem jasharit albin kurti adem jasharit albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2022, 14:01

DW: Situatë e rënduar pandemie në Kosovë

KOSOVË- Nga dita e shtunë (22.01) Kosova ashpërson masat kundër përhapjes së koronavirusit për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Cov...

Bota 22 Janar 2022, 13:31

Pasojat nga shpërthimi i vullkanit në Tonga

TONGA- Shpërthimi masiv i vullkanit nënujor në Tonga mund të shkaktojë dëme afatgjata në shkëmbinjtë nënujorë koralorë, erozionin e bregdeteve dhe dëmtimin e pe...