Bota

Konflikti për Ukrainën/ SHBA “armë vdekjeprurëse” Kievit, Erdogan si negociator

22 Janar 2022, 15:17 Nga DOSJA
Konflikti për Ukrainën/ SHBA “armë

UKRAINË/RUSI – SHBA furnizoi sot Ukrainën me një sasi të madhe armatimi për të garantuar pengimin e avancimit të ushtrisë ruse në territorin ukrainas. Mëngjesin e sotëm, një anije e marinës amerikane dërgoi pakon e ashtëquajtur “ndihma vdekjeprurëse” në Kiev. Armatimi me vlerë 200 milionë dollarë përmban municion për vijën e parë të frontit të luftës për forcat e armatosura të Ukrainës. Lajmi i mbërritjes së dërgesës ushtarake amerikane për Kievin u konfirmua nga ambasada e SHBA në këtë vend.

Gjermania, vend anëtar i NATO-s dhe i konsideruar si lideri i Bashkimit Europian kundërshton furnizimin me armatime të Ukrainës. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht doli kundër SHBA, Britanisë, Polonisë dhe vendeve të Balltikut duke shtuar se dërgimi i materialeve luftarake Ukrainës nuk i shërben vendosjes së paqes në rajon dhe Europë.

Bisedimet në Gjenevë midis vendeve të Perëndimit dhe Rusisë dhe takimi i fundit mes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov nuk prodhuan asnjë rezultat konkret në drejtim të uljes së tensioneve Perëndimi-Rusi për Ukrainën. Blinken paralajmëroi gjatë vizitës në Kiev  presidentin e Rusisë Vladimir Putin që të mos hapë “kutinë e Pandorës” nëse sulmon ushtarakisht Ukrainën. Shefi i diplomacisë amerikane ia la në dorë zgjidhjen e konfliktit për Ukrainën kreut të shtetit rus.

Qëndrimeve të ashpra të SHBA ndaj Rusisë iu bashkua dhe Bashkimi Europian. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen i bëri thirrje Rusisë se do të pësoja sanksione të rënda ekonomike dhe financiare nëse lejon pushtimin territorial të fqinjit të saj Ukrainas.

Për çtensionimin mes Perëndimit dhe Rusisë në lidhje me vendosjen e fatit të Ukrainës ka ndërhyrë dhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Në 3 ditët e fundit, Erdogan është vetëofruar si negociator midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodimir Zelenski për të biseduar kokë më kokë në kryeqytetin turk Ankara. Erdogan tha se Turqia do të angazhohet jo vetëm si vend anëtër i NATO-s, por dhe si shtet mik i Rusisë dhe Ukrainës. Në fillim të muajit shkurt, presidenti turk do të vizitojë Ukrainën.

Si ka nisur konflikti Perëndim-Rusi për Ukrainën?

Analistët e huaj të politikës së jashtme e konsiderojnë përplasjen e ashpër mes NATO-s e BE-së me Rusinë si momentin më kritik që prej shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Disa prej tyre aludojnë se Rusia mund të çojë botën në momentin më të errët të historisë që prej Luftës së Dytë Botërore nëse pushton Ukrainën.

Gjeneza e përplasjes së influencave Perëndim-Rusi në Ukrainën rrjedh prej konfliktit historik Rusi-Ukrainë, i cili daton që prej shek.XVII. Moment kyç ka qenë shpërbërja e Perandorisë Ruse dhe krijimi i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike në 30 dhjetor 2022. Me rrëzimin e Perandorisë së Rusisë nga Revolucioni i Tetorit në 1917, i gjithë territori u përfshi në Luftë Civile, ku u përplasën forcat bolshevike me elementët pro-monarkistë rusë dhe nacionalistë. Pas 5 vitesh luftë të përgjakshme, BRSS rivendosi kontrollin në ish-territoret e Perandorisë Ruse. Ukraina shijoi për disa vite pavarësinë, por e humbi në vitin 1936 pas pushtimit nga BS.

Në vitin 1991, Rusia së bashku me Ukrainën dhe Bjellorusinë firmosën Paktin e Belozhevit për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe themelimin e shteteve të pavarura.

Duke parë përfundimin e Luftës së Ftohtë me shkatërrimin e rivalit historik, SHBA dhe aleatët e saj tentuan të përfshinin Ukrainën në zonën e saj të influencës. Rusia u shqetësua se zgjerimi i NATO-s në vitet ’90-të do të cënonte fuqinë e saj ushtarake dhe integritetin territorial. Nga ana tjetër, Rusia u përpoq me vite me radhë për të krijuar marrëdhënie varësie me Ukrainën.

Momenti i parë kritik erdhi në vitin 2004. “Revoluvioni Portokalli” rrëzoi Viktor Janukoviçin, kandidatin për president të Ukrainës pro-rus, i cili rezultoi fitues i zgjedhjeve presidenciale. Por, rivali i tij Viktor Jushçenko i konsideroi zgjedhjet e manipuluara. Pas protestash masive popullore, Janukoviç dha dorëheqjen.

Megjithatë, ai fitoi zgjedhjet për president të Ukrainës në vitin 2010. Në këtë moment, Moska shtoi presionin politik ndaj Ukrainës dhe dy vendet u afruan së tepërmi me njëri-tjetrin. Të frikësuar nga rritja e ndikimit rus në Ukrainë, SHBA dhe BE i ofruan Ukrainës firmosjen e marrëvëshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila do të mundësonte shkëputjen e vendit nga influenca ruse. Por, Janukoviç refuzoi të bënte një gjë të tillë dhe pranoi të firmoste aleancën e re me Rusinë. Kjo shkaktoi rebelimin popullor të “Euromaidanit” në 21 nëntor 2013. Pas 3 muajsh përplasje të përgjakshme mes forcave ushtarake dhe qytetarëve, Janukoviç u largua nga Ukraina. Opozita mori drejtimin e vendit dhe Viktor Poroshenko u zgjodh presidenti i ri i vendit. Ai u njoh nga të gjithë vendet e Perëndimit se presidenti legjitim i Ukrainës, por Rusia strehoi Janukoviçin duke pranuar se ai mbetet ende president i Ukrainës.

Rrëzimi i dhunshëm i Viktor Janukoviçit shkaktoi luftën në lindje të Ukrainës. Forcat e armatosura ruse me ndihmën e separatistëve në lindje të vendit Ukrainës arritën të shkëputnin Krimenë dhe Donbasin nga territori ukrainas. Shteti ukrainas u kundërpërgjigj me ndërhyrje të armatosur në lindje të vendit për të vendosur autoritetin e tij. Rusia mundi t’i ruante territoret e pushtuara.

As marrëveshjet armëpushimit Minsk I dhe II nuk i dhanë fund konfliktit mes dy vendeve.

Me zgjedhjen e Volodimir Zelenskit si president i Ukrainës në vitin 2019, SHBA dhe aleatët e saj intensifikuan përpjekjet për ta integruar Ukrainën në NATO. Sërish Rusia kundërshtoi këtë gjë për faktin se i cënohej influenca e saj dhe integriteti territorial. Sërish marrëdhëniet Perëndim-Rusia u agravuan pasi presidenti Putin akuzohet prej kohësh se po përgatit pushtimin e Ukrainës duke dislokuar mbi 100 mijë forca të armatosura ruse në kufi me Ukrainën. Putin i ka hedhur poshtë akuza të tilla, por ka kërkuar garanci nga Perëndimi që të mos integrojë Ukrainën në NATO.

Së fundmi, SHBA shpalli “non grata” 4 politikanë ukrainas, mes tyre dy deputetë të parlamentit, të cilët akuzohen se kanë kryer spiunazh në favor të Rusisë.

Tashmë, bota po shkon drejt një tjetër pike kritike në histori. SHBA ka shpenzuar 2.7 miliard dollar për furnizimin me armatime të Ukrainës dhe pavarësisht rritjes së zërave për vendosjen e paqes, Perëndimi dhe Rusia janë ende larg gjetjes së gjuhës së përbashkët.

BURIMI: WIO NEWS

 

ZHVILLIMET:

Armatime nga SHBA për Ukrainën, ambasada amerikane përgatitet për evakuim

Konflikti Rusi-Ukrainë, 4 shekuj mosmarrëveshje dhe përplasje mes dy vendeve fqinje

Ukrainë-Rusi/ Gjermania bllokon aleatin e NATO-s të japë mbështetje ushtarake

“Jo vetëm plumba por e…”/ Tension nga konflikti Rusi-Ukrainë,ushtria shqiptare GATI!

Publikohen pamjet nga sateliti, Ushtria ruse pozicionohet në kufirin me Ukrainën

Kriza e Ukrainës, Erdogan si negociator: Shpresoj të siguroj takim Putin-Zelenski

Kriza e Ukrainës pa zgjidhje, Von der Leyen kërcënon Rusinë: Sanksione nëse sulmoni

 

 

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskiy konflikti ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2022, 14:01

DW: Situatë e rënduar pandemie në Kosovë

KOSOVË- Nga dita e shtunë (22.01) Kosova ashpërson masat kundër përhapjes së koronavirusit për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Cov...

Bota 22 Janar 2022, 13:31

Pasojat nga shpërthimi i vullkanit në Tonga

TONGA- Shpërthimi masiv i vullkanit nënujor në Tonga mund të shkaktojë dëme afatgjata në shkëmbinjtë nënujorë koralorë, erozionin e bregdeteve dhe dëmtimin e pe...