Bota

Armatime nga SHBA për Ukrainën, ambasada amerikane përgatitet për evakuim

22 Janar 2022, 16:00 Nga DOSJA
Armatime nga SHBA për Ukrainën, ambasada amerikane përgatitet

UKRAINË – Ambasada amerikane në Ukrainë po përgatitet të largojë një pjesë të personelit të saj për shkak të përkeqësimit të konfliktit me Perëndimit dhe Rusisë. Mediat e huaja raportojnë se selia e përfaqësisë diplomatike amerikane në Kiev i ka dërguar kërkesë Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington që të miratohet evakuimi i një pjese të stafit të ambasadës. Mendohet se ku operacion do të fillojë javën e ardhshme.

“Ne kemi një plan rigoroz të transferimit të personelit, siç bëjmë gjithmonë, duke parë se situata e sigurisë po përkeqësohet”, u shpreh për CNN zëdhënësi i ambasadës amerikane në Kiev.

Mëngjesin e sotëm, një anije e marinës amerikane dërgoi një sasi të madhe armatimi për Ukrainën në kuadër të përgatitjes për çdo konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë. Nga ana tjetër, sateltiët e NATO-s kanë publikuar ditët e fundit pamje të shtimit trupave ruse në kufi me Ukrainën.

BURIMI: CNN

LAJMI KRYESOR:  Konflikti për Ukrainën/ SHBA “armë vdekjeprurëse” Kievit, Erdogan si negociator

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ambasada amerikane konflikti rusi-ukraine ambasada amerikane konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll