Bota

Erdhi fundi? Dy ditë para hapjes së garës, Silvio Berlusconi heq dorë nga presidenca

22 Janar 2022, 19:08 Nga DOSJA
Erdhi fundi? Dy ditë para hapjes së garës, Silvio Berlusconi heq

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vendosur të mos kandidojë për presidencën e Republikës italiane. Lajmin e ka bërë me dije një burim në partinë Forza Italia për Reuters.

“Ne do të bëjmë një propozim të përbashkët të qendrës së djathtë në lartësinë e duhur që të jetë në gjendje të ketë konsensusin maksimal të mundshëm,”– duket se është qëndrimi i Berlusconit, që shton se Mario Draghi duhet të qëndrojë në detyrë dhe të përfundojë punën me qeverinë aktuale.

Ndërkohë që sipas Ansa-s, ky qëndrim po lexohet nga Licia Ronzulli në hapjen e samitit të liderëve. Në këtë mesazh, Berlusconi thoshte se kishte verifikuar ekzistencën e konsensusit për garën e tij eventuale në Quirinale dhe falënderoi ata që e mbështetën ku përsëriti se ai i kishte shërbyer vendit.

“Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë, rreth përpjekjes për të luftuar urgjencën shumë serioze shëndetësore, për të nxjerrë vendin nga kriza. Mario Draghi duhet të qëndrojë në postin që ka dhe të përfundojë punën me qeverinë aktuale. Faleminderit të gjithë që më mbështetët,”-thuhet po ashtu në të njëjtën letër hapëse të samitit. 

Marrë nga Ansa.it

vijon…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni itali silvio berlusconi itali silvio berlusconi

Sondazh

Poll