Sport

Fitorja kthehet në “alergji” për Vllazninë, Egnatia e surprizon në Shkodër

21 Janar 2022, 17:54 Nga DOSJA
Fitorja kthehet në “alergji” për Vllazninë, Egnatia e

SHKODËR– Ndeshja e parë e javës së 17-të mes Vllaznisë dhe Egnatias ka përfunduar në barazim me shifrat 1-1. Barazimi i katërt rradhazi për shkodranët që tregon edhe një herë problemet që ka në marrjen e rezultatit.

Skuadra shkodrane e nisi takimin keq, kur Ademi në minutën e 40′ do të shënonte për rrogozhinasit. Në pjesën e dytë, tekniku Thomas Brdaric hodhi në fushë një skuadër sulmuese, ndërkohë që goli i barazimit do të vinte në minutën e 71′ kur Mustedanagic harkoi në zonë ku Krym me kokë mposhti portierin Puja.

Mbyllet 1-1 në Shkodër, me Vllazninë që mban vendin e 4 në kuotën e 27 pikëve, ndërkohë që Egnatia ndodhet në vendin e parafundit me 15 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egnatia vllaznia egnatia vllaznia

Sondazh

Poll