Sport

Basketboll, sallat pa ngrohje dhe Covid-19 shtyjnë Kupën e Shqipërisë

21 Janar 2022, 17:05 Nga DOSJA
Basketboll, sallat pa ngrohje dhe Covid-19 shtyjnë Kupën e

SHQIPËRI– I ftohti i acartë, që pritet të godasë vendin në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, por dhe shtimi i rasteve me Covid-19 ka detyruar Federatën Shqiptare të Basketbollit që të shtyjë të gjitha aktivitetet kombëtare.

Kjo duke nisur nga kjo e premte, atje ku ishin parashikuar të zhvilloheshin gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Rrjedhimisht janë shtyrë dhe gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, Tirana – Teuta e Vllaznia – Kamza Basket, që ishin parashikuar të zhvilloheshin të shtunën.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport basketboll basketboll

Sondazh

Poll