Sport

Djokovic gati të hedhë në gjyq qeverinë australiane, kërkon dëmshpërblimin e madh

21 Janar 2022, 17:37 Nga DOSJA
Djokovic gati të hedhë në gjyq qeverinë australiane,

SERBI– Novak Djokovic kundër Australisë, saga duket se nuk ka fund. Pasi u përjashtua nga Australia si i pavaksinuar, tenisti serb hidhet në kundërsulm. Numri 1 në botë për meshkuj pritet të hedhë në gjyq qeverinë australiane.

Siç raportohet nga TheSun, Djokovic kërkon 3.2 milion £ ose 4.36 milion dollarë dëmshpërblim. Kjo është për të gjithë koston që ai bëri për udhëtimin e tij në Australi. Këtu përfshihet edhe çmimi prej 2.3 milionë £ për çmimin Australian Open që merr fituesi.

Djokovic tani është kthyer në qytetin e tij të lindjes në Beograd dhe ka refuzuar të flasë me mediat për të shmangur vëmendjen e panevojshme deri në fund të Australian Open.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australia novak djokoviç tenis australia novak djokoviç tenis

Sondazh

Poll