Sport

Vermaelen i jep fund karrierës dhe i bashkohet stafit të kombëtares së Belgjikës…

21 Janar 2022, 16:20 Nga DOSJA

BELGJIKE – Thomas Vermaelen e përfundoi karrierën sportive, pas përvojës së tij të fundit në Vissel Kobe në Japoni. Pandemia e koronavirusit dhe masat sanitare në këtë vend, kanë reduktuar në mënyrë të përsëritur praninë e tij për kombëtaren belge, me të cilën ai pati 85 ndeshje, ku ka shënuar dy gola.

Qendërmbrojtësi do t’i bashkohet stafit teknik të “Djajve të Kuq” të trajnerit Roberto Martinez. Ai do të zëvendësojë asistentin Shaun Maloney, i cili iu bashkua klubit skocez Hibernian në fund të vitit 2021.

“Përvoja që ai ka fituar gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme (Ajax, Barcelona, ​​​Roma në veçanti) dhe me “Djajtë e Kuq” do të jetë një pasuri e madhe për stafin tonë teknik”,- tha trajneri katalanas, Roberto Martinez në një deklaratë.

“Roli i tij i fundit dhe paraqitjet e tij në ekipin kombëtar gjatë “Euro 2020” do ta lehtësojnë hyrjen e tij në grup gjatë grumbullimit stërvitor në mars,- specifikoi gjithashtu Martinez. – Njohuritë e për grupin dhe entuziazmi i tij për stërvitje do të lejojnë një kalim të natyrshëm, nga lojtar në një trajner të “Djajve”. Jemi të kënaqur”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport belgjika e roberto martinez do t'i bashkohet stafit teknik të “djajve të kuq” m pas përvojës së tij të fundit në vissel kobe si dhe lukaku nga belgjika. thomas vermaelen e përfundoi karrierën sportive trajnerit roberto martinez belgjika e roberto martinez do t'i bashkohet stafit teknik të “djajve të kuq” m pas përvojës së tij të fundit në vissel kobe si dhe lukaku nga belgjika. thomas vermaelen e përfundoi karrierën sportive trajnerit roberto martinez

Sondazh

Poll