Sport

Alfa Romeo ndryshon emrin e saj: shndërrohet në ‘F1 Team Orlen’ për sezonin 2022…

21 Janar 2022, 06:38 Nga DOSJA
Alfa Romeo ndryshon emrin e saj: shndërrohet në ‘F1 Team

ITALI – Alfa Romeo i jep vetes një emër dhe një logo të re për sezonin F1 2022: ekipi zbulon markën e tij të re, ndërsa përfundon përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Identiteti i ri i markës, Alfa Romeo F1 Team Orlen, është zyrtarisht aktiv dhe do të shihet në veprim për herë të parë në testin parasezonal në Barcelonë, nga 23-25 ​​shkurti.

Lançimi i një emri të përditësuar përfaqëson një qasje të re për ekipin, duke ruajtur lidhjet me të kaluarën e afërt.

Ai është një identitet, që përcjell një afirmim të fortë të angazhimit nga partnerët e titullit të ekipit, Alfa Romeo dhe Orlen, të cilët ata qëndrojnë së bashku në një marrëdhënie afatgjatë.

Shtimi i “F1 Team” në emër është një shenjë dalluese që pasqyron gjithashtu ADN-në e fortë të Sauber dhe Alfa Romeo, dhe historinë që mishërojnë këto marka.

Ndryshimet do të pasqyrohen edhe në emrin e shasisë së paraqitur zyrtarisht në FIA: do të ndryshojë nga Alfa Romeo Racing në Alfa Romeo, një përafrim i mëtejshëm i ekipit me një nga markat më historike në botën e motorsportit.

Për sezonin 2022, edhe çifti i pilotëve të Alfa Romeno në Formula 1 ndryshon plotësisht, duke kaluar nga Antonio Giovinazzi-Kimi Raikkonen te Valtteri Bottas dhe Guanyu Zhou.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alfa romeo alfa romeo f1 team orlen alfa romeo racing ëndërronte të bëhej pilot i formula 1 në historinë e kampionateve në formula 1 alfa romeo alfa romeo f1 team orlen alfa romeo racing ëndërronte të bëhej pilot i formula 1 në historinë e kampionateve në formula 1

Sondazh

Poll

Sport 20 Janar 2022, 22:52

Viktima të të pavaksinuarve

Novak Djokoviç, tenisti i rangut më të lartë botëror, sapo ka marrë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open. Djokoviç, i cil...