Politike

11 vjet nga 21 Janari/Rama: Vrasja barbare e 4 protestuesve paqësorë kërkon drejtësi

21 Janar 2022, 07:16 Nga DOSJA
11 vjet nga 21 Janari/Rama: Vrasja barbare e 4 protestuesve paqësorë

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me 11-vjetorin e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës së asaj kohe.

Teksa ka publikuar foton e një trëndafili të kuq, Rama e shoqëron edhe me një shkrim të shkurtër, ku ka shprehur bindjen se drejtësia vonon por nuk harron, ndërsa ka nderuar protestuesit e vrarë, vrasja e të cilëve, sipas Ramës, kërkon drejtësi.

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

“MIRËMËNGJES dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi.”, shkruan Rama në postimin e tij përbri fotos.

LAJMI KRYESOR: Sot 11 vjet nga 21 janari ku u vranë 4 protestues,familjarët sytë nga drejtësia e re

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama

Sondazh

Poll