Politike

Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha: Basha nuk firmos dot kandidatura, s’është kryetar

20 Janar 2022, 22:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha: Basha nuk firmos dot kandidatura,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se lidhur me zgjedhjet pjesshme lokale të 6 marsit se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund të firmosë dot kandidatura.

Në një intervistë në emisionin “Drejt”, Berisha tha në fjalën e tij Basha nuk është kryetar e se nuk e përfaqëson PD-në.

“Është shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni. Celibashi i vetëm nëse zbaton urdhrin e Ramës pranon Bashën si kryetar. Unë motivohem çdo ditë e më shumë nga zhvillimet që i takojnë fantazitë e Orëell, ku nuk gjenden personazhe ku 1950 karrige mbajnë 5004 persona. Njerëzit prandaj motivohen sepse e shohin se iku pluralizmi. Basha është një “shpifë” si ata që vihen në arë për të larguar zogjtë. Unë nuk kam asnjë dorë lidhur me protestat kundër Bashës, pro ai i mbyti me gaz ata që i kanë votuar. I ka lënduar në çdo aspekt ata protestues që po vinin në shtëpinë e tyre,”-tha Berisha në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll