Politike

“Non grata” nga SHBA, Berisha: Antony Blinken lëndoi  dinjitetin tim

20 Janar 2022, 20:57 Nga DOSJA
“Non grata” nga SHBA, Berisha: Antony Blinken lëndoi 

TIRANË – Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha përsëriti se Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i lëndoi dinjitetin dhe nderin e tij me vendimin e shpalljes “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë. Në emisionin “Drejt” të televizionit “Ora News”, ish-lideri i Partisë Demokratike tha se sot ndihet sërish i motivuar si 32 vite më parë kur u shpall pluralizmi politik në Shqipëri. Ai e konsideroi vendimin e Blinken si të bazuar në shpifje totale.

“Në një meditim, duke peshuar çdo faktor dhe duke marrë miratimin e familjes, ajo ishte pjesa më e vështirë, mora një vendim pas të cilit jam ndjerë i lirë siç ndjehem sot. Jo për karrierë politike kurrë. Kisha dashuri dhe pasion të kufijshëm për fushën time. Kësaj radhe mora vendim të mbroja dinjitetin tim se sekretari i shtetit lëndoi  dinjitetin tim, nderin tim me njëvendim të bazuar kryekëput në shpifje. I bëra një letër dy orë mbrapa. Të nesërmen informova shqiptarët se do ta padis në gjykatën e Parisit. Vendim jashtëzakonisht i vështirë për mua. Jam njeriu që kam hyrë më shumë se kushdo tjetër ndoshta nga zyrtarët e rajonit në zyrën e Sekretarit të Shtetit, njeriu i cili ka kërkuar dhe ka gjetur mbështetje dhe ndihmë për gjëra jashtëzakonisht të rëndësishme por asgjë nuk justifikonte cënimin pa asnjë bazë të dinjitetit tim”, tha Sali Berisha në emisionin “Drejt”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike antony bliken berisha non-grata antony bliken berisha non-grata

Sondazh

Poll