Politike

Dekretoi datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, Meta: Boll më me bojkote!

20 Janar 2022, 21:35 Nga DOSJA
Dekretoi datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, Meta: Boll më me

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish apel se i duhet dhënë fund bojkotove dhe se tashmë është koha për të rivendosur institucionin e votës së lirë. Duke iu referuar datës 6 mars të zgjedhjeve të pjesshme lokale, Meta në postimin e tij theksoi se aktorët politikë duhet të të dëshmojnë reflektimin e duhur dhe të mos i bojkotojnë edhe këto votime lokale në 6 Bashki të vendit.

“Boll më me bojkote!,”-shkruan Meta krahas postimit në rrjetet sociale. 

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll