Politike

Zgjedhjet e pjesshme vendore/PR krah Berishës apo Bashës? Mediu: Duhet të bisedojmë!

20 Janar 2022, 20:57 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme vendore/PR krah Berishës apo Bashës? Mediu: Duhet

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me mënyrën sesi do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. I pyetur në “Open”, Mediu tha se ai dhe aleatët e tjerë të Partisë Demokratike do të duhet që të mbledhin bashkë një tryezë politike mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Po ashtu, ai shtoi se e vetmja gjë që mund të arrijnë nëse hyjnë në zgjedhje të ndarë, është favorizimi i kryeministrit Edi Rama. 

“Fatmir Mediu dhe PR ka qenë 30 vite në koalicion me PD-në, pavarësisht kush ka qenë kryetar i saj. Duhet të thërrasim sa më shpejt një tryezë ku të diskutojmë dhe të gjejmë kandidatët e përbashkët. Nëse hyjmë në zgjedhje për të provuar kush ka muskujt më të fortë brenda nesh, vetëm do kënaqim këtë regjim, do të kënaqim Edi Ramën”, thotë ai.

Kryetari i Partisë Republikane tha se është e domosdoshme që palët të ulen në një tryezë dhe të dalin me kandidatë të përbashkët.

Opozita duhet të gjejë rrugën e komunikimit dhe të dalë me kandidatë të përbashkët. Një tryezë e përbashkët e të gjithë faktorëve opozitarë. Nëse duam kandidatë fitues, zëri për të caktuar kandidatët, duhet të jetë zëri qytetar. Kjo është mënyra e vetme që opozita t’i kthejë në një shans pozitivë për veten këto zgjedhj,”-shtoi ai.

(k.m/dosja,al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatmir mediu zgjedhjet e pjesshme lokale fatmir mediu zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll