Politike

Berisha sulmon Yuri Kim: Më shpallën “non grata”, u bë meme. Sillet si guvernatore

20 Janar 2022, 20:50 Nga DOSJA
Berisha sulmon Yuri Kim: Më shpallën “non grata”, u

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një intervistë për emisionin “Drejt”, Berisha tha se ambasadorja Kim është bërë “meme” në vend me pretendimet e saj se ka prova për korrupsionin e pretenduar nga ai, por nuk i bëjnë publike.

“Ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen time non grata pa asnjë fakt, sa tani është bërë meme “fakte kemi po nuk i themi”. Në këtë kontekst duhet të shkojmë te rrënjët e problemit. U shpalla non grata duke mos pasur asnjë problem personal, se kërkova shpalljen non grada të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare. Kam kërkuar që SHBA-ja të ndalonte me ligj veprimtarinë e tij në vendet e Evropës Lindore,”-tha Berisha. 

Po ashtu, në fjalën e tij, Berisha duke iu referuar deklaratave të fundit të ambasadores Yuri Kim tha se ajo bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës.

Yuri Kim u përpoq që të përgënjeshtrojë deklaratën time se nismën për shpalljen time non grata u bë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA-ve me ndryshimin e kufijve. Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun. Ka dy dëshmitar që ua ka thënë se unë kam bërë konspiracion kundër SHBA-ve. Ai nuk e ka shpikur këtë sepse ta bësh një gjë të tillë është një problem shumë madhor. Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës. Si mund të them unë një gjë të tillë për konspiracion,”-tha ndër të tjera Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha non grata yuri kim sali berisha sali berisha non grata yuri kim

Sondazh

Poll