KRYESORET
Aktualitet

Sot 11 vjet nga 21 janari ku u vranë 4 protestues,familjarët sytë nga drejtësia e re

21 Janar 2022, 06:56 Nga DOSJA
Sot 11 vjet nga 21 janari ku u vranë 4 protestues,familjarët sytë

TIRANË – Si sot 11 vite më parë, në 21 Janar 2011, mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe gjatë protestave para Kryeministrisë dhe qeverisë ‘Berisha’. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë ata që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, që ishte atë kohe në opozitë. Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, ndërsa familjarët përsërsin vazhdimisht apelin për drejtësi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me 11-vjetorin e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës së asaj kohe. Teksa ka publikuar foton e një trëndafili të kuq, Rama e shoqëron edhe me një shkrim të shkurtër, ku ka shprehur bindjen se drejtësia vonon por nuk harron, ndërsa ka nderuar protestuesit e vrarë, vrasja e të cilëve, sipas Ramës, kërkon drejtësi. Ndërkohë, të shumtë kanë qenë komentuesit, të cilët i kanë shkruar Ramës se është vonuar shumë në dhënien e drejtësisë për këtë çështje, ndërsa Rama ia ka kthyer duke i thënë se ai e ka bërë të veten, por këto gjëra nuk janë me sustë.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur karafilë të kuq në vendet ku u vranë katër protestuesit e 21 janarit, 11 vite më parë. I shoqëruar nga familjarë të viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda e Faik Myrtaj, deputetë e ministra, Kreu i Qeverisë përshkroi bulevardin ku dhe ndodhi tragjedia. Në vendet ku ranë të pajetë trupate katër protestueve, vendosi karafilë të kuq, bashkë me familjarët e viktimave.

Në lidhje me 11-vjetorin e vrasjes së të vëllait, ka folur edhe motra e Ziver Veizit, e cila është shprehur se, nëse do të ketë ndonjë zhvillim, mediat do ta merrnin vesh të parat. Sipas saj, drejtësinë do e kërkojnë derisa të rrojnë, ndërsa shtoi se drejtësinë do ta kërkojnë deri në fund për vëllanë. Ajo i ka kërkuar mediave të mos ia zënë në gojë ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ana Veizi, e cila ishte vetëm 11 vjeçe, kur humbi në protestën e 11 janarit të atin, Ziver Veizin, e rikujton të gjithë skenën dhe dhimbje me të gjitha detajet, ndërsa sot gjithçka që mund të thotë para kamerave është se ka mall për babanë dhe se nuk i ka humbur ende shpresat te drejtësia. Ajo shprehet se ende nuk është vënë drejtësia në vend për babanë e saj, por edhe për tre viktimat e tjera të 21 janarit të 11 viteve më parë, ndërsa shprehet se shpresa është ajo që i mban gjallë.

Ndërkohë, xhaxhai i Aleks Nikës, njëri prej viktimave të protestës së 21 janarit, Mark Nika ka deklaruar se dëshiron që çështja për të afërmin e tij dhe tre të tjetët ti kalojë SPAK-ut, ndërsa ka lëshuar një apel për Kryeministrin Edi Rama, që sipas tij duhet të ndikojë që kjo të bëhet realitet. Sipas Mark Nikës, kjo është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes që ka ngelur peng i drejtësisë për 11 vite me radhë, ndërsa tha se ka besim se SPAK mund ta zgjidhë këtë.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video të tragjedisë së 11 viteve më parë, më 21 janar 2011, ku u vranë në protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, katër protestues të opozitës së atëhershme. Në një postim në “Facebook”, gazetari Hoxha akuzon direkt ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ka një thirrje për organet e drejtësisë, që në mungesë të ndëshkimit nga drejtësia, së paku t’i damkosim publikisht për çfarë i kanë bërë këtij populli.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rihetim për tragjedinë e 21 Janarit që la në shesh katër protestues të pajetë. Në një komunikimin me qytetarët përmes profilit të tij në Facebook, Rama tha se një ditë Gjykata do të vendosë se çështje nuk është hetuar, duke paralajmëruar një rihetim. Ai ka shënjestruar paraardhësin e tij Sali Berisha e kryedemokratin Lulzim Basha si fajtorët e vërtetë të 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestuesit, Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda. Sipas Ramës, Berisha e Basha që sot janë të ndarë, në 2011-n ishin të bashkuar për të vrarë protestues të pafajshëm. Kryesocialisti Rama tha se detyrimin e tij ndaj këtyre katër personave që janë shpallur Dëshmorë të Kombit e ka shlyer me Reformën në Drejtësi. Ai u shpreh se SPAK do të vendosë drejtësi, por që edhe kjo ka nevojë për kohën e saj. Rama kërkoi durim duke shtuar se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë. Duke e krahasuar SPAK me një fëmijë që është në hapat e saj të parë e duke belbëzuar, Rama u kërkoi kohë familjarëve.

E gjitha nisi rreth orës 14:00 ku protestuesit e mbledhur nga e gjithë Shqipëria përshkruan  rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” përpara Kryeministrisë. Protesta u organizua nga PS, pas publikimit të videos Meta-Prifti. Ndërsa turma nisi me thirrjet kundër kyeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Në vetëm pak minuta fillluan edhe hedhjet e sendeve të forta drejt godinës së Kryeministrisë. Efektivët e Gardës duke parë që protesta po merrte të tjera dimensione, rreth orës 14:30 u shtuan edhe më shumë në oborrin e Kryeministrisë. Ndërsa një makinë me ujë me presion filloi të lagte protestuesit. Ky veprim irritoi edhe më shumë protestuesit, të cilët filluan të hedhin drejt Gardës sende të forta, pllaka trotuari dhe ç’tu dilte përpara. Në këtë moment ata u ngjitën në kangjellat e Kryeministrisë, por nuk arritën të futen brenda. Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve hipën edhe mbi godinën e Piramidës, nga ku godisnin me pllaka guri. Nga këto sulme, shumë efektivët të Gardës së Republikës pësuan një sërë dëmtimesh fizike. Pas kësaj, Garda reagoi duke qëlluar fillimisht me fishekë manovrë, ndërsa kur situata u tensionua edhe më shumë, filluan të qëllojnë me fishekë luftarakë në ajër. Një pjesë e efektivë me shkopinj gome filluan të godasin dhe të nxjerrin jashtë protestuesit që ishin futur brenda kangjellave rrethuese të Kryeministrisë.  Ishte ora 16:10, nga Kryeministria u dëgjuan të shtëna armësh. Më vonë u vërtetua se qëlluan njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nga Kryeministria drejt turmës së protestuesve. Si pasojë, humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Po ashtu mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe gazetari Fatos Mahmutaj. Nuk vonoi shumë dhe Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, doli në një konferecë për shtyp dhe tha se donin t’i bënin puç. Më vonë efektivët që qëlluan drejt turmës dhe lanë të vdekur 4 persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, dolën të pafajshëm nga Kryeministria.

Saga e gjyqeve për 21 Janarin:

Në gjyq përfunduan vetëm dy persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të cilët morën një dënim qesharak nga Gjykata e Apelit me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Prokuroria e Përgjithshme bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Kësaj të fundit iu deshën plot tre vite për t’u këshilluar për çështjen. Pas tre viteve, Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, duke i vënë kapak çështjes së 21 Janarit.

Më 5 dhjetor 2012, familjarët e viktimave të 21 Janarit iu drejtuan Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me një kërkesë për konstatimin e shkeljes së procedurave të gjykimit të dosjes së 21 Janarit nga gjykatat shqiptare. Kërkesa u nënshkrua nga Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda. Ana dhe Klajdi Veizi, bijtë e Ziver Veizit, i vrarë në 21 Janar 2011, kërkuan që të ishin pjesë e procesit gjyqësor për 21 Janarin, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata e Tiranës. Ata kërkuan akuzuan gjithashtu gjykatat shqiptare për gjykim të njëanshëm. Gjykata konstatoi shkeljen e të drejtave në gjykim, vendosi dëmshpërblimin e familjarëve dhe pranoi deklaratën e qeverisë për të rihapur çështjen. “Gjithashtu, Qeveria ndërmerr hapa të rihapë procedimet penale vendëse në këtë çështje për të përfshirë të afërmit e viktimës në këto procedime”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

21 Janari, Rama: Rihetim, Berisha e Basha vrasësit e vërtetë, Meta s’ka ç’thotë

Humbi babain në 21 Janar, flet Ana Veizi: Unë besoj akoma tek drejtësia!

Xhaxhai i Aleks Nikës: SPAK të marrë në dorë çështjen, Rama duhet të ndërhyjë

VIDEO – 11 vjet nga 21 Janari, Artan Hoxha i kthehet Berishës: Ja ku i ke provat!

Motra e Ziver Veizit: Mos më zër me gojë Berishën e asnjë, dua drejtësi

Komentuesit duan drejtësi për 21 Janarin, Rama: Kam bërë timen, s’është me sustë

VD/ Me karafilë të kuq, Rama nis homazhet për 21 Janarin me familjarët e viktimave

11 vjet nga 21 Janari/Rama: Vrasja barbare e 4 protestuesve paqësorë kërkon drejtësi

(e.h/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Të fundit

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Ndërhyrja e Tabakut, Balla: Ç’punë ke ti? Çfarë bëjmë ne brenda PS na takon ne

Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2 deputetë janë në burg

Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona në PS, mund të vini

Presidenti i ri/ Grida Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit lënë ne propozimin e emrave

Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

Bie dakord me Alibeajn! Balla: Pranoj shtyrjen e procesit, fillimi të jetë data 10

‘Të përfshihen deputetët’/ Kërkesa e Mediut, Balla: Do jem i qartë, ky është kushti jonë

Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman, vetëm me 17 jo. Kemi kujtime

Shqipëria në krizë për vaj, marketet vënë njoftime: Mos blini më shumë se 6 shishe

Marrëveshja Rama-Basha në Dhërmi, Berisha: Flasim të premten për këtë

Mahmutajt iu sekuestrua pasuria, Berisha: SPAK i PS, u bë pas Kuvendit e në ditë pushimi

Sali Berisha: Do ta bëj Edi Ramën të na njohë mirë, këtu do jemi

22 maji pa asnjë rival? Berisha: S’e kam unë në dorë, gara është transparente

Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton drejtuesin e PD!

Afat 7 maji, Berisha: S’e kam depozituar ende kandidaturën, sot u informova

Berisha krahason 30 prillin me Kuvendin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm për drogë

Deputetët bojkotuan Kuvendin, Berisha: Vendi juaj është në PD, 30 prilli nuk shtyhej

Berisha i bindur: Edhe ato grupet e vogla do bashkohen me ne

Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të kërkojë rinumërim të votave

Naftëtarët kërkojnë pagat, Dautaj: Ndihen të poshtëruar, askush s’mban përgjegjësi

Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë: Ne s’kemi pasur asnjë ditë paqësore

Zelensky në Kuvendin shqiptar: Mbështetja tuaj më kujton Nënë Terezën

‘Të dëbohet diplomati’/ Balla: Berishës i ka mbaruar koha, mbush tollumbace e i lëshon

Fjalimi i Zelenskyy-t në Kuvend, Berisha: Rama na turpëroi sot!

Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri

Rama krahason Rusinë me Serbinë: E ndjemë dhimbjen tuaj, na kujton Kosovën

Nuk është i vëmendshëm! Rama s’dëgjon Zelenskyy-n, i pëshpërit diçka Spiropalit

1 orë rruga e bllokuar/ Nis përplasja! Policia shtyn banorët e Rinasit

Sherri me efektivët në Fier! VIDEO nga konflikti, të rinjtë futen në furgonin e policisë

Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi, turpi për të gjallët…

Alibeaj u shkarkua, me kë flasë për presidentin?Balla: Është nga Fieri, s’e komentoj dot

Dosja POP...me lot

‘Ti dhe Muli keni mbetur’/ Si u përmbush profecia e Ramës për Partinë Demokratike

VIDEO- Shiu përmbyt Tiranën, probleme në të gjitha akset

Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

VIDEO- Në Bulqizë nuk ka qytetarë e minatorë, protestojnë qentë

Përplasi për vdekje të moshuarin në Tiranë, 45-vjeçari ishte i droguar në timon

Iva Tico prezanton burrin

Berisha si Biden, i jep dorën "njeriut të padukshëm"

‘Non-grata’ nga SHBA/ Ish-kryeministri: Unë jam Sali Berisha, s’ka prova, s’pranoj shpifje

Tersi për çiftin Berisha! Para ish-kryeministrit ra dhe e shoqja, momenti kur bie Liria

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë

PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

Ekskluzive/ Urbani i Unazës përfundon në Lanë, pamjet e para nga vendngjarja

Të shtënat në Vlorë, pamje nga aksioni i policisë duke ndjekur autorin

“Shtëpi bari” në Tiranë, kapet mat pronarja, dalin pamjet e “Drug House”, 6 të arrestuar

Floriana Garo jep detaje për Kuvendin e PD: Risi e njerëz me vlera

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…