Politike

Burgosja e Fatos Nanos, Berisha: Asnjë diplomat amerikan s’kërkuan arrestimin e tij

20 Janar 2022, 22:17 Nga DOSJA
Burgosja e Fatos Nanos, Berisha: Asnjë diplomat amerikan

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj lidhur me burgosjen e ish-kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano në vitin 1994. Në emisionin “Drejt” në “Ora News”, Berisha tha se diplomatët amerikanë nuk i kërkuan arrestimin e Nanos gjatë kohës kur ai ishte presidenti i Shqipërisë. Lidhur me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri William Ryerson dhe lidhjes së fortë me të, Berisha shtoi se interesi i Ryerson ishte dekomunistizimi i Shqipërisë.

PJESË NGA EMISIONI “DREJT”

Kur ju ishit president, Ambasadori amerikan ishte përcaktues në shumë qëndrime që mbanit ju.

Berisha: Në mënyrë absolute jo.

Rajerson ishte i pranishëm në të gjitha veprimtaritë partiake në krahun tuaj, madje ai ka qenë në zyrën tuaj dhe në monentin kur është marrë vendimi për të arrestuar kryetarin e PS.

Berisha: Absolutisht jo, më vjen keq. E kam dëgjuar Fatos Nanon. Absolutisht, asnjë diplomat amerikan nuk ka kërkuar arrestimin e tij. Rajërson është e vërtetë që ishte i afërt por kishte vetëm një motiv, antikomunizmin. Sepse në atë kohë Shqipëria mbeti nga vendet e tjera dhe rrëzimi i sistemit komunist në Shqipëri përbënte një zhvillim shumë pozitiv.

A është miku juaj akoma?

Berisha: E konsideroj atë një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mund të tregoj histori që tregojnë të kundërtën e asaj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatos nano sali berisha william e. ryerson fatos nano sali berisha william e. ryerson

Sondazh

Poll