Aktualitet

Moti i keq “Elpis” po vjen, qeveria gati për “selfie”

20 Janar 2022, 16:47 Nga DOSJA
Moti i keq “Elpis” po vjen, qeveria gati për

TIRANË– Pas stuhisë me shi që përmbyti dhjetra hektarë tokë, vendi ynë pritet që të përballet me një tjetër ndryshim klimaterik. Duke nisur nga dita e sotme, temperaturat në vend do të zbresin drastikisht duke shënuar rekorde për këtë vit. Për shkak të stuhisë “Elpis” temperaturat në Shqipëri si rrallë herë do të shkojnë deri në -17 °C, aq sa nga Ministria e Arsimit është kërkuar edhe mbyllja e shkollave nga data 24-26 janar.

Por përveç kësaj mase, asgjë tjetër nuk ka ndodhur! Shtabi i Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes duket se ende nuk e kanë nisur punën për këtë vit dhe ende po shijojnë pushimet e fundvitit. Ndërkohë që autoritetet homologe greke e kanë “çarë” rrjetin me këshilla dhe paralajmërime për qytetarët, në Shqipëri e kemi marrë me të lehtë.

Siç duket edhe nga postimet e bëra në rrjetet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrit Niko Peleshi dhe Shtabit të Emergjencave Civile, stuhia që po bjen nuk konsiderohet edhe pse temperaturat do të arrijnë nivele rekord.

Askush nuk ka vrarë mendjen shumë për të paralajmëruar qytetarët se ç’duhet të bëjnë, në cilat rrugë e kanë të vështirë për të kaluar, e të tjera si kjo! Njëjtë si kolegët e tyre, edhe punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar s’e kanë parë të arsyeshme njoftimin për akset e rrezikshme në të cilat duhet të vendosin zinxhirët.

Megjithatë neglizhenca për raste të tilla është bërë zakon nga autoritetet shqiptare. Edhe për zjarret gjatë verës, edhe për përmbytjet e ndodhura vetëm pak javë më parë, nuk pati asnjë njoftim, asnjë këshillim. Aq sa pati edhe humbje jete. Por a mbajti ndokush përgjegjësi? Asnjë! Shefi i Emergjencave, Haki Çako tha se kishte pasur një “sebep” familjar dhe kishte marrë pushime, duke e lënë vendin të digjej, duke na lënë t’i varim shpresat tek natyra dhe shiu që shpëtoi vendin nga katastrofa.

Edhe këto ditë të acarta që na presin, të vetmen punë për informim do ta bëjnë mediat, duke lajmëruar për zonat që do të bllokohen nga bora; ato që do të mbeten pa drita; akset e rrezikshme nga ngricat etj; ndërsa institucionet e tjera do të bëjnë sikur janë në terren, duke ndihmuar qytetarët që u rrezikohet jeta nga çdo fenomen natyror. E gjitha prej neglizhencës! Në fund të fundit në këtë vend llogaritet kush institucion riposton më shpesh propagandën e liderit suprem, kryeministrit Edi Rama. Çdo gjë e kanë për vijë. Në fund bashkëfajtorët do dalin si shpëtimtarë e do të marrin medalje e flamuj e lavde nga vetë “shefi”, ndërsa qytetarët do të mbesin viktima të indiferencës dhe paaftësisë së atyre që i zgjedhin vetë çdo 4 vite. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll