Aktualitet

Meta dekreton 6 marsin për lokalet, Basha, Berisha e Rama gati, asnjë reagim nga LSI

20 Janar 2022, 09:01 Nga DOSJA
Meta dekreton 6 marsin për lokalet, Basha, Berisha e Rama gati, asnjë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka marrë vendimin të dekretojë 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki. Në një postim në Facebook, Meta me anë të disa fotove ka bërë me dije se mes 27 shkurtit e 6 marsit, ka vendosur këtë të dytën për të zhvilluar zgjedhjet në gjashtë bashkitë e vendit që kanë mbetur pa kryetarë. Pikërisht sot, pas dekretimit të kësaj date kanë ardhur edhe reagimet nga partitë politike.

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën u ka bërë thirrje aleatëve për koalicion për tu bashkuar në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars, të njëjtën gjë që bëri edhe Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike me në krye Sali Berishën. Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, tha se PD-ja e ka një listë kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet. Pa dhënë emra, Tabaku shtoi se PD-ja do të krijojë një koalicion të gjerë opozitar, që do të jetë jo vetëm me partitë aleate, por edhe me qytetarët, shoqërinë civile e individët pa parti.

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do futet në zgjedhje për të fituar, me kandidatë që nuk janë në listat e deputetëve. Kreu i PS-së e cilëson partinë e tij si ‘kampione’, e cila futet në zgjedhje për të qënë e parë dhe jo e dyta. I pyetur nga gazetarët për shansin e dytë që është kërkuar nga ish-kandidati i PS-së së Shkodrës, Valdrin Pjetrin, Rama deklaroi i prerë se këtë nuk e ofron Partia Socialiste. Një natë më parë, Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo paralajmëroi një koalicion të gjerë opozitar në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë këtu dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nga ana e LSI-së nuk ka ende një deklaratë në lidhje me mënyrën se si do të futet në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhjet/Rama:Do paraqesim kandidatët, s’japim shanse të 2!Nuk i kemi borxh Turqisë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Meta: Larmishmëri kandidatësh, respektoni votën e lirë

VIDEO-Si Berisha, PD thirrje aleatëve: Bëjmë koalicion për 6 marsin

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll