Aktualitet

Basha: Rama pyet për kanabisin,të gjithë e dinë që bashkëpunon me baronët e kokainës

20 Janar 2022, 14:45 Nga DOSJA
Basha: Rama pyet për kanabisin,të gjithë e dinë që

LAÇ- Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama për formularin me 12 pyetje që do t’u dërgojë qytetarëve shqiptarë lidhur me interesimin për çështje të ndryshme si: përdorimi i kontrolluar i kanabisit për arsye mjekësore, mbështetje financiare për gratë që rrisin të paktën 3 fëmijë, Ballkanin e Hapur, etj. Në takimin me demokratët në Kurbin, Basha tha se këto forma komunikimi janë njësoj si në kohën e ish-diktaturës komuniste.

Lidhur me pyetjen e Ramës nëse duhet të lejohet përdorimi i kontrolluar i kanabisit, kreu i opozitës tha se e gjithë bota e di që ai bashkëpunon me baronët e drogës.


“Më bëhet zemra mal që ju jeni në krah të njëri-tjetrit. Sa herë që bënin krime në kohën e komunizmit dhe i vrisnin pa gjyq, sa herë që i shpronësonin, kur s’kishte bukë, thonin ‘çfarë thotë populli bën partia, çfarë thotë partia bën populli’. Sot quhet konsultim kombëtar. Pasi Rama çon formular dhe pyet a duhet të bëjnë shtet gra me 3 fëmijë, kurse policia e tij tërheq zvarrë një grua 80 vjeçare.

Na çon formularë e pyet a duhet legalizuar kanabisi ndërkohë që e ka marrë vesh gjithë bota që në Shqipëri zgjedhjet shkatërrohen e vidhen për shkak të aleancës së Edi Ramës me baronët e kokainës, me baronët e krimit. Është përpjekja e fundit e një regjimi, por një regjimi në koma. E për fat të keq ndërkohë që e gjithë energjia e vëmendja jonë duhej të përqëndrohjej për t’i dhënën një grusht regjimit e rikthyer demokracinë, në betejën opozitare jo për të njohur rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk pranohet por për të sjellë ndryshimin”, theksoi Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Basha në Kurbin, pritet me protesta

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha me demokratet e kurbinit edi rama lulzim basha basha me demokratet e kurbinit edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll