Aktualitet

Gjuha turke në shkollat e Shqipërisë, nis pyetësori: Prindër, ktheni përgjigje sot

20 Janar 2022, 16:14 Nga DOSJA
Gjuha turke në shkollat e Shqipërisë, nis pyetësori:

TIRANË– Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin nxënësit në lidhje me preferencat e nxënësve për futjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje. Në një mesazh të siguruar nga Dosja.al shihet grupi i një klase të gjashtë ku mësuesja kujdestare kërkon të mbledhë të dhënat mbi preferencat e nxënësve e prindërve të tyre. Si afat për dhënien e një përgjigjeje është vendosur dita e sotme.

“Përshëndetje! Ju lutem brenda ditës sot, komunikoni në grupin e klasës. Sa prindër dëshirojnë gjuhën Turke si gjuhë të huaj të dytë në shkollë. Më pas dërgoni nr e prindërve që e dëshirojnë në privat. Ju lutem sot. Faleminderit,”- thuhet më herët.

Disa orë më parë, në faqen Lolita është publikuar e njëjta nismë e ndërmarrë në shkolla, por në një tjetër formë. Këtë herë kërkohet plotësimi i dy tabelave nga çdo shkollë që duhet të ishin dorëzuar në orën 14:00.

Siç duket futja e gjuhës turke në shkollat e Shqipërisë është marrë me shumë nxitim. Këto pyetësore vijnë fill pas vizitës së Presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan në Tiranë. Të ketë qenë edhe ky një nga ‘ultimatumet’ e Erdogan?

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi gjuha turke ne shkolla evis kushi gjuha turke ne shkolla

Sondazh

Poll