Aktualitet

Mori 70 mijë euro nga Berlusconi! Kush është shqiptarja që po hetohet në Itali(EMRI)

20 Janar 2022, 16:15 Nga DOSJA

ITALI-Një shqiptare është vënë në hetim nga autoritetet italiane si person i lidhur me aferat e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, kandidat i qëndrës së djathtë italiane për të qënë Presidenti i ardhshëm i Republikës Italiane.

Julinda Llupi, është shqiptarja e cila po qarkullon në të gjitha mediat italiane. E lindur në vitin 1987 në Tiranë dhe banuese në Itali, shqiptarja është sinjalizuar nga UIF, Zyra e Antiriciklimit të Banka Italias si person që në periudhën kohore, shkurt 2020 tetor 2020, ka marrë 70 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Notizie.it‘ shkruan se ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua” nga llogaria personale bankare e ish-kryeministrit në atë të Julindës. Kjo shumë i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.

Është zbuluar se një pjesë e kësaj shume parash është përdorur nga shqiptarja për të paguar qiranë e banesës së magjistratit të Gjykatës së Lartë Cosimo D’Arrigo, anëtar i Kolegjit Gjyqësor që më 2012 shfajësoi Berlusconin nga procesi Mediatrade. Mësohet se transaksioni i parë bankar është bërë më 27 shkurt 2020 atëhere kur Italia u fut në karantinë për shkak të Covid-19.

Hetimet për këto transaksione janë në vijim e sipër, ndaj nuk dihet nëse shqiptarja do të mund të akuzohet për diçka.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali julinda llupo silvo berlusconi itali julinda llupo silvo berlusconi

Sondazh

Poll