Sport

Presidenti Gravina: “Me Mancinin edhe pa Botëror? Do ta vlerësojmë bashkë”…

20 Janar 2022, 10:04 Nga DOSJA

ITALI – Takimi i pare, më 24 mars, me sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut në “play-off” pastaj, nëse do të ketë sukses, do të jetë ndeshja vendimtare e 29 marsit, kundër fituesit të çiftit mes Portugalisë dhe Turqisë.

Kështu Italia mund të kualifikohet për në Botërorin e Katarit 2022. “Ka pak skepticizëm. Unë besoj, shihemi në fund të muajit dhe bëjmë grupin, siç dimë të bëjmë”,- tha presidenti i FIGC, Gabriele Gravina në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’.

Por a do të vazhdohet me Roberto Mancinin edhe pa Kupën e Botës? “Ne do ta vlerësojmë së bashku, por rruga e tij nuk është e lidhur me një rezultat të vetëm, ai ka rinisur imazhin e ekipit kombëtar. Jam i sigurt në zgjedhjet që do të bëjë”.

Gjatë intervistës për ‘Corriere dello Sport’ Gravina trajtoi shumë çështje, duke përfshirë reformën që do të dëshironte për Serinë A: “Askush në vitet ’90 nuk besonte në mirësinë e tri pikëve për fitoren, por kjo përkundrazi funksionoi. Tani është koha për të provuar “play-off”-in: në Serinë B dhe Lega Pro janë garanci për shikueshmëri dhe sukses, do të ishte gabim të mos e testonim as në ligën më të mirë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kalendari i seria a në stafin e trajnerit mancini për në botërorin e katarit 2022 presidentit gabriele gravina roberto mancinin kalendari i seria a në stafin e trajnerit mancini për në botërorin e katarit 2022 presidentit gabriele gravina roberto mancinin

Sondazh

Poll