Politike

Krifca:Edukim dhe orientim për fermerët, ndalohen produktet që s’janë në listën e BE

20 Janar 2022, 11:55 Nga DOSJA
Krifca:Edukim dhe orientim për fermerët, ndalohen produktet që

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë deklaroi ditën e sotme gjatë Komisionit për Mjedisin se duhet më shumë edukim dhe orientim për fermerët. Gjatë fjalës së saj në Komision, Krifca tha se në vend do të ndalohet tregtimi i produkteve të mbrotjtjes bimore që nuk janë të përfshira në listën e BE-së.


Krifca:E thashë që këtë punë e kemi krye me VKM në shtator, e kemi ndaluar tregtimi i produkteve të mbrojtjes bimore që nuk janë të përfshira nga BE. Në Shqipëri mund të tregtohen vetëm sipas listës së BE. Po bëjmë kontroll në të gjithë farmacitë bujqësore dhe depot që të sigurojmë që ky plan është i ezauruar dhe këtu kemi kthyer një plan të ri. Kemi kthyer një faqe të re. Duam të kemi kontroll më të lartë të respektimit të protokolleve në fermë. Ky është ndryshimi kryesor. Ne rrezikun e kemi eleminuar sa i takon lejimit të produkteve ligjërisht, pasi nëse tregton dikush në mënyrë informale kjo është kompetencë e të tjera institucioneve. AKU si asnjëherë tjetër ka informuar në kohë në respekt të procedurave për rriskun. Kjo ka ndodhur në afat e ligjit dhe mua më vjen keq kur më thoni e kemi marrë vesh nga media, kur ka njoftuar AKU.Ne sigurinë ushqimore e kemi marrë tepër seriozisht. Ligji që po bëjmë është të rrisim kontrollin në fermë, të orientojmë fermerët nëpërmjet agjencive rajonale ti edukojmë çfarë protokollesh duhet të përdorin në fermë.Siç thashë kemi bërë ndërhyrje në VKM që në shtator që të heqim pesticidet dhe të mos kthehemi në një vned që përdor pesticide të palejuara në botë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frida krifca komisioni per mjedisin 20 janar 2022 frida krifca komisioni per mjedisin 20 janar 2022

Sondazh

Poll