Aktualitet

I shpëtoi atentatit, dëshmia: Ai që më qëlloi më ka ndjekur për një javë!

20 Janar 2022, 11:20 Nga DOSJA
I shpëtoi atentatit, dëshmia: Ai që më qëlloi më

TIRANË– L.M, biznesmeni që i shpëtoi një atentati dy ditë më parë në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ka treguar se personi që ka qëlluar me armë zjarri drejt tij e ndiqte prej një jave. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, ai është shprehur se ai person e ka ndjekur mes datave 23 dhe 30 dhjetor, madje i është afruar edhe në shkollën që ai ka në pronësi.

“Isha tek berberi. Mora makinën për të shkuar në punë pasi jam administrator i shkollës “Ëilson”. Unë kam dëgjuar të shtënat. Afër lojërave për fëmijë nga ana e trotuarit, një djalë i ri qëlloi me armë, duke folur diçka nëpër dhëmbë. Jam larguar me shpejtësi nga vendi ku më ka gjuajtur, pastaj kam kthyer mjetin nga drejtimi nga iku personi dhe pasi kam parkuar mjetin në orën 09.42 minuta kam telefonuar policinë. Ky person më ka ndjekur mes datave 23-30 dhjetor 2021 dhe kam vënë re që më ndiqte me sy në afërsi të shkollës,”- ka treguar ai.

LAJMI KRYESOR: ‘Dorëzohet’ Masha! Pranon se iu bë atentat, kërkon ndihmë nga shteti: Më mbroni

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll