Aktualitet

Komisioni i Rithemelimit të PD: Do të hyjmë në zgjedhjet vendore të pjesshme

19 Janar 2022, 20:50 Nga DOSJA
Komisioni i Rithemelimit të PD: Do të hyjmë në zgjedhjet

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen për 6 Bashki të vendit. Me anë të një njoftimi zyrtar, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë eklaruar se nga sot Partia Demokratike do të nisë punën për evidentimin e kandidatëve, të cilët do të zgjidhen në 30 Janar.

Nga sot do të bëhet hapja e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhje e kandidaturave për secilën nga bashkitë, duke theksuar se procesi do të finalizohet me datë 30 janar, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave është deri më 24 janar. Nuk ka ende një reagim të PD-së zyrtare në lidhje me këtë deklaratë të Grupit të Rithemelimit.

Deklarata e plotë:

Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë Shqiptarëve mundësinë për t’u përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet me të mira të vendit. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave me të mira për secilën nga bashkitë në garë. Nga sot, ne të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet me datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”. Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund të evidentohen: Me vetëpropozim; Propozim nga anëtarësia; Propozim nga organet qendrore të PDSH. Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik profesional dhe shoqëror. Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit. Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme lokale komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll