Aktualitet

“Luftë” e hapur! Kryeministri malazez kërkon shkarkimin e Dritan Abazoviç

19 Janar 2022, 19:31 Nga DOSJA
“Luftë” e hapur! Kryeministri malazez kërkon shkarkimin e

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e politikanit shqiptar, Dritan Abazoviç nga posti i zëvendësit dhe të Ministrit të Brendshëm. Lajmin e ka dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke bërë të aksesueshme për të gjithë shkresën.

“Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviçit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiç për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi. Europa po dridhet! Për një Mal të Zi të shëndetshëm!,”-shkruan ai krahas dokumentit. Lidhur me propozimin për zëvendësimin e Abazoviç, Krivokapiç pretendon se Spajiç ka arritur rezultate mbreslënëse në postin e tij, ndaj dhe i ka ngarkuar një detyrë të re.

“Në të njëjtën kohë aim und të vazhdojë të kryejë funksionin e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në propozimin Krivokapiç.

Por “lufta” ka nisur më parë! Koalicioni “Zi mbi Bardhë”, lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë, ku edhe vetë është aleat. Kjo nismë është nënshkruar nga 31 deputetë. Partitë Ura dhe CIVIS më 17 janar shpalosën propozimin e tyre për krijimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi. Këto dy parti janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës, ku bëjnë pjesë edhe partia pro-serbe, Fronti Demokratik dhe Demokratët dhe kanë 41 ulëse nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

Partia e Gjukanoviçit ka thënë se do të përkrahë çdo nismë që çon në largimin e Qeverisë së Krivokapiçit. Për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi kërkohen votat e 41 deputetëve. Me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit, që ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Qeveria e Krivokapiçit, e cila ka një votë më shumë se sa duhet në Kuvend, ka humbur mbështetjen e shumicës qeverisëse, kryesisht të partisë pro-serbe, Frontit Demokratik (DF). Megjithatë, Fronti Demokratik nuk ka nisur asnjëherë një nismë formale për të shkarkuar Qeverinë, e cila nuk ka pasur mbështetjen e kësaj partie që nga mesi i vitit të kaluar. Ndër të tjera, DF-ja nuk është pajtuar me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe me shkarkimin e ministrit Vlladimir Lleposaviç për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Qeveria e Zdravko Krivokapiçit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviç.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni dritan abazovic mal i zi trazira ne mal te zi zdravko krivokapić dritan abazovic mal i zi trazira ne mal te zi zdravko krivokapić

Sondazh

Poll