Aktualitet

Kokainë me vlerë 1.2 milionë euro, 40 vite burg për 2 shqiptarë dhe 3 anglezë (EMRA)

19 Janar 2022, 20:50 Nga DOSJA
Kokainë me vlerë 1.2 milionë euro, 40 vite burg për 2

BRITANI E MADHE – Dy shtetas shqiptarë u dënuan me burg në Britaninë e Madhe si pjesë e një grupi kriminal që ushtrone aktivitetin e trafikut të 15 kg kokainë me vlerë 1.2 milionë euro ndërmjet Londrës dhe Brixham, Plymouth dhe Penzance dhe Bristol.

Adi Lleshi dhe kunati i tij Mark Vasoja u dënuan së bashku me Steven Evans, John Minchinton dhe Tyler Harrison u dënuan në total me 40 vite burg nga nga Gjykata Mbretërore e Exeter.

Gjykatësi Timothy Rose tha: “Ju keni bashkëpunuar me njëri-tjetrin në furnizimin me kokainë të klasit A nga qendra e vendosura në Londrën Lindore në disa destinacione të në jugperëndim të vendit”. Rose shtoi se këta persona ishin shtyrë nga lakmia për të kryer trafik droge.

Adi Lleshi deklaroi vitin e kaluar se kryente mijëra km rrugë nga Essex drejt jugperëndimit të Anglisë me automjetin e tij “Mercedes” ku dërgonte çanta me drogë.

Gjatë një kontrolli, atij iu gjetën në 28 nëntor 2019 një çantë me 3 kg kokainë me vlerë 270 mijë euro.

Burimi: DevonLive

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kultivim droge ne angli kultivim droge ne angli

Sondazh

Poll