Aktualitet

Përmbytjet shkatërrojnë kampin e shqiptarëve në Francë, jetojnë në kushte çnjerëzore

19 Janar 2022, 20:13 Nga DOSJA
Përmbytjet shkatërrojnë kampin e shqiptarëve në

FRANCË- Përmbytja e Garonne shkatërroi një kamp të improvizuar prej rreth pesëmbëdhjetë shqiptarësh në Toulouse në brigjet e lumit në rrethin Empalot. Viaoccitanie.it shkruan se uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të shtëpive të tyre.

Njerëzit u kthyen për të jetuar një javë pas shirave të rrëmbyeshëm por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore. Shoqata humanitare Utopia 56 është e pranishme në krah të shqiptarëve për t’i ndihmuar, por mbetet e shqetësuar nëse ata qëndrojnë në këto kushte.

Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën. Prefektura kujtoi megjithatë se kur këta persona u larguan nga kampi të dielën, më 9 janar, nuk bënë asnjë kërkesë për strehim.

Për të parë videon klikoni këtu:

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet france shqiptaret ne france france shqiptaret ne france

Sondazh

Poll