Aktualitet

Pas përgjigjes së KQZ, Meta informacion Kryeministrisë për Bashkitë pa kryetar

17 Janar 2022, 18:35 Nga DOSJA
Pas përgjigjes së KQZ, Meta informacion Kryeministrisë për

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama për të konfirmuar se cilat bashki kanë mbetur pa kryetar në kuadër të zhvillimet të zgjedhjeve lokale të pjesshme. Në letrën e tij drejtuar Ramës, kreu i shtetit kërkon nga Kryeministria që të plotësojë informacionin me të dhënat se cilët janë kryebashkiakët të cilëve u ka përfunduar mandati dhe shkaqet e përfundimit të mandatit të parakohshëm të tyre.

PJESë NGA LETRA E PRESIDENTIT ILIR META DREJTUAR KRYEMINISTRISë:
Referuar neneve 61 dhe 62 të ligjit nr. 139/2015 “Për  vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, sipas të cilave rregullohet procedura dhe parashikohen organet që bëjnë konstatimin e përfundimit të parakohshëm të mandatave të Kryetarëve të Bashkive, në rast të dorëheqjes, shkarkimit, apo të humbjes së jetës, kërkojmë nga ana juaj plotësimin e informacionit të sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shprehet sekretari i Përgjithshëm i Presidencës. Dy kërkesat që Presidenti kërkon informacion janë:

– Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore – Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

– Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu përgjigj sot Presidencës se ka dijeni për 3 bashki që udhëhiqen nga kryetarë të komanduar dhe jo 6 sicc pretendon presidenti Meta. Konkretisht në dokument thuhet se pa kryetar bashkie ka mbetur Vora, Dibra dhe Shkodra. Për Lushnjën, Rrogozhinën e Durrësin, KQZ shton se nuk është informuar.

Presidenta Meta pret konfirmimin e plotë për bashkitë e mbetura pa kryetar në mënyrë që konfirmojë datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

LEXO DHE KËTË:

Komisioni i Rithemelimit të PD: Do të hyjmë në zgjedhjet vendore të pjesshme

6 bashki pa kryetar, KQZ-Metës:Janë 3, s’e dimë për Lushnjën, Rrogozhinën e Durrësin

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta kqz kryeministria zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta kqz kryeministria zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll