Aktualitet

‘5 maji’/ Kërcënoi Veliajn, procedohet Elson Marku, nën hetim dhe 3 të tjerë

19 Janar 2022, 20:54 Nga DOSJA
‘5 maji’/ Kërcënoi Veliajn, procedohet Elson Marku,

TIRANË – Policia e Shtetit do të procedojë penalisht 4 banorë të lagjes “5 maj” në Tiranë lidhur me shembjen e banesave ditën e sotme nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. Në njoftimin e fundit të institucionit garantues të ligjit dhe rendit publik raportohet se 41-vjeçari Elson Marku do hetohet në gjendje të lirë për veprën penale” Kanosje për shkak të detyrës”; 40-vjeçari Klodian Laci, 30-vjeçari Ledion Mziu dhe Zelije Nexhi, 38 vjeçe do të procedohen për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elson Marku dhe vëllai i tij Sokoli u konsideruan nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si “peshkaqenë të fajdeve” dhe subjekt të Operacionit Forca e Ligjit. Veliaj shtoi se Elson Marku e ka kërcënuar për pronat e tij, të cilat i ka të sekuestruara pasi i ka ngritur me aktivitet kriminal.

Ledion Mziu ishte i riu që tentoi të hidhej nga çatia e banesës, por u ndalua nga një efektiv i policisë.

LEXO DHE KËTË:

Asnjë fjalë për 5 Majin, Veliaj shënjestron vëllezërit Marku: Peshkaqeni më kërcënoi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit shembja e banesave te 5 maji policia e shtetit shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll