Aktualitet

Sjellja e policëve në “5 maj”, Nano: Nuk kam dijeni, masa nëse verifikohen shkelje

19 Janar 2022, 19:51 Nga DOSJA
Sjellja e policëve në “5 maj”, Nano: Nuk kam dijeni, masa

KORÇË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se nëse do të verifikohen shkelje të forcave të rendit sot në aksionin e shembjes së banesave në lagjen “5 maj” në Tiranë, do të merren masa administrative. Kreu i Policisë së Shtetit foli nga qyteti i Korçës ku mori pjesë në mbledhjen e analizës vjetore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.

I pyetur për ngjarjet e sotme në “5 maj”, Nano tha se policia ka shoqëruar Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës për shembjen e shtëpive. Ai u shpreh se nuk ka ardhur asnjë ankesë lidhur me tejkalimin e përdorimit të forcës nga efektivët e policisë në këtë zonë, por nëse do të verifikohen shkelje të tyre, do të merren masa administrative ndaj personave përkatës.

“Sot policia e shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte IKMT në Tiranë. Në dijeninë time deri më tani, edhe në qëndrimet e institucioneve të tjera nuk ka pasur ndonjë ankesë. Megjithatë, kjo që ju po thoni do të verifikohen dhe nëse do të ketë shkelje në procedurat standardet të policisë së shtetit atëherë do të merren masat administrative”, deklaroi Nano.

Ditën e sotme, forcat e rendit shoqëruan disa banorë të “5 majit”, ku pati dhe tejkalim të përdorim të forcës. Edhe  kameramanin i “Fax News” Ledio Guni u shoqërua teksa po filmonte pamje të shembjes së banesave. Ai u tërhoq me forcë nga 3 punonjës të policisë me pretendimin se kishte hyrë në zonë të ndaluar. “Fax News” raporton se Guni ka pësuar shembje në shpatull.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano shembja e banesave te 5 maji gledis nano shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll