Aktualitet

6 Marsi/ Presidenti Meta dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme lokale

19 Janar 2022, 21:06 Nga DOSJA
6 Marsi/ Presidenti Meta dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur mes 6 marsin, mes dy datave që kishte ndarë për të zhvilluar zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 Bashkitë e vendit. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Meta është shprehur se po të dekretonte sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale do të ishte 27 shkurti nëse do i dekretojë nesër do të jetë data 6 mars, duke sqaruar edhe ndarjen në 2 data. E gjitha varej nga një përgjigje e Gjykatës Kushtetuese për vakancën në Bashkinë e Lushnjes. 

Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nëser do jetë 6 marsi. Pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Lushnjen. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Ka një hapsirë të caktuar dhe unë jam i disponuar për të dhënë kohën maksimale të afateve ligjore 45 ditë, në mënyrë që të përgatiten dhe të kalojmë kohën më të ftohtë. Së dyti ti krijojmë mundësi opozitës që të përgatiten sa më shumë brenda këtyre kufijve. Kështu që kemi dy data. Unë anoj më shumë nga muaji mars se jam dhe vetë shenja e dashit,”-tha në fjalën e tij Meta.

Megjithatë në fund të emisionit duket se Meta ndau dhe mendjen duke vendosur përfundimisht se zgjedhjet në 6 Bashki të vendit do të zhvillohen më 6 mars, ashtu siç edhe u kërkua gjatë takimeve që zhvilloi paraditen e sotme në Presidencë. 

“Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve te pjesshme lokale,”-vendosi kreu i shtetit. 

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll