Politike

Përplasja e 8 janarit, Yuri Kim: U skandalizuam! Duam një opozitë që sheh para

19 Janar 2022, 20:30 Nga DOSJA
Përplasja e 8 janarit, Yuri Kim: U skandalizuam! Duam një opozitë

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim nuk e ka fshehur qëndrimin kundër përplasjes së 8 janarit në oborrin e Partisë Demokratike. Në fjalën e saj, në emisionin “Now”, ambasadorja Kim tha se pamjet kishin skandalizuar të gjithë partnerët në Amerikë. Duke shtuar kështu se PD duhet që të vendosë se cilën pjesë përfaqëson. 

“Kur flasim për demokraci, mbrojtje dhe biznes. Flasim për një demokraci reale dhe të gjallë. Duhet një opozitë e tillë. PD ka qenë jetike për zhvillimet e këtij vendi. E ka udhëhequr këtë vend para. Nuk do të thotë se nuk ka vend për përditësim. Duam të shohim një opozitë që sheh para. Do i kthehem 8 janarit, kur njerëzit panë pamjet, mendoj se u skandalizuan. SHBA u skandalizuan. Nuk duam të shohim asnjë që të tërheqë këtë vend pas. I përket të kaluarës. Duam të shohim një Shqipëri që bën përparimin e nevojshëm për të rritur staturën në botë,”-tha Kim.

Gjithashtu, shtoi se roli i Partisë Demokratike ka të gjithë atë që duhet për të marrë në duar drejtimin e vendit, duke vënë theksin tek roli i rëndësishëm i opozitës në vendin tonë.

“PD duhet të vendosë se çfarë përfaqëson, cila është marrëveshja që do me SHBA. Shpresojmë se do të vendose venden në pozita për të fituar zgjedhje, për të qenë partnere me SHBA. Këtë duam të shohim. PD është jashtëzakonisht e rëndësishme. Basha është udhëheqësi i zgjedhur. Besojmë në marrëdhënie me institucionet. Do të takohemi me të. Kemi pasur partneritet të mirë me të dhe kështu do të vazhdojë,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha pd perplasje ne partine demokratike yuri kim lulzim basha pd perplasje ne partine demokratike yuri kim

Sondazh

Poll