Politike

Frikë se shpallet “non grata”? Meta i sfidon: Të ndodhë tani që jam president

19 Janar 2022, 21:26 Nga DOSJA
Frikë se shpallet “non grata”? Meta i sfidon: Të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka sfiduar SHBA-të, duke deklaruar se nëse do e shpallin non grata le ta bëjnë tani që është President. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, në Tv Klan, Meta tha se ai nuk ka asnjë problem me SHBA-të dhe se ua ka bërë të qartë të gjiothëve që nuk ka bërë asnjë marrëveshje për interesa personal të tij.

Si janë raportet tuaja me SHBA, disa zyrtarë amerikanë nuk kanë përfshirë takim në axhendën e tyre?

Unë argëtohem, unë e di shumë mirë se kush është rangu e di shumë mirë sa ndihmës sekretar, sa zëvendës ndihmë sekretar ka… Këto janë banalizime të politikës shqiptarë, ë2shtë një qëndër këtu shpërndan lajme, erdhi ky nuk takon Metën. Pse presidenti është i papunë.

Ka një shqetësim të SHBA me ju e me rolin tuaj?

Nuk kanë si të kenë. E di pse? Nëse një politikan që nuk i ka gënjyer SHBa është Ilir Meta. Nëse ka një politika në Shqipëri që iu ka thënë se kjo është po e kjo është jo dhe jo i është dhënë në sy dhe është argumentuar, Meta ka patur gjithmonë të drejtë se mendohet shumë kur fletë me partnerët…

Pas largimit nga Presidenca mund të shpalleni non grata?

“Do të isha i zhgënjyer po të mos ndodhte kur unë jam president. Kjo do të ishte gjë e mirë se do ishte mesazh për çdo president e kryeministër. Mua më vjen për të qeshur me këtë çështje. Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të ndodhte sa kohë jam President. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjëherë as në të bardhë, as në të zezë për të bërë foto me presidentë të SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA. Ilir Meta ka një raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt që lëndon Shqipërinë. Këtë unë ia u kam bërë të qartë të gjithëve. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër. Biletën e blej vetë dhe dal para kujt të duan ata,” tha Meta.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shba ilir meta shba

Sondazh

Poll