Politike

Escobar s’e takoi, Meta: Shqetësim SHBA me mua? Kurrë në botë! S’i kam gënjyer kurrë

19 Janar 2022, 21:21 Nga DOSJA
Escobar s’e takoi, Meta: Shqetësim SHBA me mua? Kurrë në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar mungesën e një takimi zyrtar mes tij dhe zëvendësndihmëssekretarit amerikan, Gabriel Escobar, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se mungesa e takimi nuk ishte ndonjë problem për të, madje as nuk e shqetësonte.

Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij gjatë intervistës, Meta shtoi se ai është i vetmi politikan që nuk i ka gënjyer të zgjedhurit amerikanë, e se ka pasur gjithmonë të drejtë për qëndrimet e mbajtura.

“S’më takoi Escobar? Problem i madh! Shqetësim SHBA me mua? Kurrë në botë. Nëse ka një politikan që kurrë nuk i ka gënjyer është Ilir Meta. Kam pasur gjithmonë të drejtë, më falni për modestinë, se mendohem gjatë,”-tha në fjalën e tij presidenti.

PJESË NGA EMISIONI: 

Si janë raportet tuaja me SHBA, disa zyrtarë amerikanë nuk kanë përfshirë takim në xhendën e tyre?

Ilir Meta: Unë argëtohem, unë e di shumë mirë se kush është rangu e di shumë mirë sa ndihmës sekretar, sa zëvendës ndihmë sekretar ka… Këto janë banalizime të politikës shqiptarë, është një qendër këtu që shpërndan lajme, erdhi ky nuk takon Metën. Pse presidenti është i papunë.

Ka një shqetësim të SHBA me ju e me rolin tuaj?

Ilir Meta: Nuk kanë si të kenë. E di pse? Nëse një politikan që nuk i ka gënjyer SHBa është Ilir Meta. Nëse ka një politika në Shqipëri që iu ka thënë se kjo është po e kjo është jo dhe jo i është dhënë në sy dhe është argumentuar, Meta ka patur gjithmonë të drejtë se mendohet shumë kur flet me partnerët…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gabriel escobar ne tirane ilir meta gabriel escobar ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll