Aktualitet

‘5 maji’/ Përplasja Veliaj-Stafa, gazetari: S’kemi TIMS të verifikojmë kush flet

19 Janar 2022, 19:03 Nga DOSJA
‘5 maji’/ Përplasja Veliaj-Stafa, gazetari: S’kemi TIMS

TIRANË– Një prej qytetarëve, i cili u prek nga shembja e banesave te zona e ‘5 Majit’ në Tiranë ka paralajmëruar se mund ti hedhin acid kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt. Ai tha se çdo njëri prej tyre ka në banesë një kallash të fshehur apo një benzinë, duke shtuar se kryebashkiakut të Tiranës mund edhe t’i hedhin acid në fytyrë. Menjëherë pas prononcimit të banorit të zonës, doli vetë Veliaj, i cili edhe identifikoi personazhin në fjalë. Gjatë një takimi pune, ai hapi celularin dhe klikoi një lajm të Dosja.al të publikuar kohë më parë që flet për pasurinë e sekuestruar të binjakëve Sokol e Elson Marku që kanë qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Pikërisht një prej tyre, sipas Veliajt është personi që kërcënoi sot nga “5 Maji” me kallashnikovë e benzinë. Ndërsa nuk i ka kursyer as sulmet ndaj gazetarëve që morën prononcimin e tij.

Më pas, në një intervistë për “News24”, Veliaj tha se gazetarët duhet të mbanin përgjegjësi për personat që vendosnin para mikrofonit, duke përmendur dhe emra.

“Të dy vëllezërit Marku janë skeduar, minimumi që një gazetar duhet të bëjë është të mësojë se kujt po ia vë mikrovonin. Sot folën 2 kriminelë të OFL-së dhe kërcënuan këdo,”-tha ndër të tjera Veliaj.

Ndaj dhe një reagim erdhi edhe nga gazetari Osman Stafa. Me një sqarim të gjatë, Stafa u shpreh se ishte e pamundur që të identifikonte personazhet e të ashtuquajtur “subjekte të OFL-së”. Po ashtu, sqaroi se edhe vetë kryeministri Edi Rama ka foto me personazhe të botës së krimit, duke shtuar se mundësia për t’i identifikuar është e vogël. Megjithatë edhe njëherë përmendi faktin se ai kishte dalë në protestë si banor i zonës, ndaj dhe kishte gjithë të drejtën për të ngritur zërin për pronat e tij.

PËRGJIGJE NDAJ KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS, ERION VELIAJ

Këtë të mërkurë më qëlloi të raportoja nga njësia nr. 4 në Tiranë, për shembjen e shtëpive. Jam përpjekur maksimalisht të raportoj, çfarë shihja, dhe ndodhte. Gjatë zhvillimit të këtyre ngjarjeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, gjatë një reagimi për News24, paska thënë së unë (Osmani dhe gazetaret e terrenit) paskam nxjerrë në TV një personazh, subjekt të OFL-së. Sipas Veliajt, minimum që një gazetar serioz duhet të bëj është të dijë se kujt po i vë mikrofonin. Z. Veliaj, unë ditën e sotme kam intervistuar vetëm një banor, i cili ka qënë në njësinë nr. 4, afër shkollës “Ardian Klosi”, dhe jo në “5 maj”, ku juve ju kanë akuzuar. Ai person nuk është personazhi që ju pretendoni. Edhe sikur unë të isha bashkë me kolegët, kur ai person ka folur për mediat, nuk mund të kemi aty sistemin TIMS, për të bërë verifikimin e personave, sepse nuk jemi as gazetarë të kronikës as punonjës të policisë së shtetit. Ne jemi aty për të raportuar dhe për të dëgjuar pretendimet e banorëve. Më pas nëse ky personazh ka qënë subjekt i OFL-së, kush ia heq të drejtën për të protestuar? Për deklaratat e individëve nuk mund të mbajnë përgjegjësi gazetarët z. Veliaj. Më pas z. Kryetar i Bashkisë, a ka kryeministri i vendit fotografi me personazhe të botës së krimit?, dhe ka deklaruar se në takime nuk mundet të bëj verifikimin e atyre personave që i kërkojnë një fotografi? Po gazetarët si mund të bëjnë të tilla verifikime, në të tilla situata? Të hedhësh baltë, e të quash gazetarët jo seriozë paska qënë shumë e thjeshtë, madje një fjalë goje, por z. Veliaj, për të qënë këtu sot, kam punuar fort, me dinjitet, dhe pa i pasur borxh kujt, si unë ashtu edhe kolegët e mi të terrenit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elson marku erion veliaj shembja e banesave te 5 maji sokol marku elson marku erion veliaj shembja e banesave te 5 maji sokol marku

Sondazh

Poll