Aktualitet

Sërish shifra alarmante, mbi 2600 të infektuar, MSH:6 viktima nga COVID në Shqipëri

19 Janar 2022, 17:53 Nga DOSJA
Sërish shifra alarmante, mbi 2600 të infektuar, MSH:6 viktima nga

TIRANË– 6 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: një qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Po ashtu, nga 7,859 testime të kryera, janë shënuar 2643 raste pozitive, shifër kjo në rritje në krahasim me ditët e tjera. Ndërkohë që aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,643 qytetarë, në këto bashki:
1,250 në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnje, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamëz, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull. Janë 22,967 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Nje qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,643
Të shëruar në 24 orë 1,692
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 7,859

Testime totale 1,597,494
Raste pozitive 239,129
Raste të shëruara 212,879
Raste Aktive 22,967
Humbje jete 3,283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10,852
Fier 1,814
Elbasan 1,719
Durrës 1,588
Shkodër 1,519
Vlorë 1,375
Gjirokastër 1,086
Lezhë 854
Berat 837
Korçë 828
Dibër 267
Kukës 228

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll