Aktualitet

Përfundojnë punimet në Qafë Kashar-Rinas, nis nesër faza e dytë, devijohet trafiku

19 Janar 2022, 17:12 Nga DOSJA
Përfundojnë punimet në Qafë Kashar-Rinas, nis nesër

TIRANË– Përfundon faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke nisur që nesër do të nisë edhe faza e dytë e punimeve që do të vijojë për të paktën 10 ditë. Si pasojë e punimeve do të ndryshojë edhe qarkullimi në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në dalje të autostradës në drejtim të Durrësit. 

POSTIMI I PLOTË: 

Përfundoi faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas. Nesër fillon puna me fazën e dytë: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT. Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë. • Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. • Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar. Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës. Si në Fazën e parë dhe në fazën e dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksi qafë kashar-rinas autoriteti rrugor shqiptar tirane aksi qafë kashar-rinas autoriteti rrugor shqiptar tirane

Sondazh

Poll