Aktualitet

Vendim i qeverisë, punonjësit e policisë mund të bëhen pjesë e administratës publike

19 Janar 2022, 17:24 Nga DOSJA
Vendim i qeverisë, punonjësit e policisë mund të bëhen

TIRANË – Punonjësit e Policisë së Shtetit mund të punësohen dhe në administratën publike. Ky është vendimi i fundit i qeverisë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u caktua ekuivalentimi i gradave të Policisë së Shtetit me administratën publike.

V E N D I M PËR EKUIVALENTIMIN E GRADAVE TË POLICISË SË SHTETIT ME ADMINISTRATËN PUBLIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 45/1, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekuivalentimin e gradave të Policisë së Shtetit me administratën publike, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Nga ky vendim përfitojnë të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, të cilët zotërojnë një tjetër diplomë universitare krahas asaj të akademisë së sigurisë. Punonjësit e policisë do të transferohen në administratë për sa kohë të jetë vakanca e vendit, ku ata do të emërohen, por në një afat kohor jo më shumë se 3 vite. Grada e policëve do të përkthehet edhe në pozicionet e reja të punës që do të fitojnë në administratën shtetërore.

Pas shpalljes së vendeve vakante, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, brenda dhjetë ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës, përzgjedh kandidaturën që plotëson kriteret e kërkuara dhe e përcjell atë tek institucioni kërkues së bashku me dokumentacionin shoqërues.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet administrata publike policia e shtetit vkm administrata publike policia e shtetit vkm

Sondazh

Poll