Aktualitet

Komisioni i Përzgjedhjes së Trupës të Nivelit Drejtues, qeveria cakton 3 anëtarë

19 Janar 2022, 17:06 Nga DOSJA
Komisioni i Përzgjedhjes së Trupës të Nivelit Drejtues,

TIRANË – Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e 3 anëtarëve të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit Drejtues. Në mbledhjen e sotme të qeverisë u caktuan për një mandat 5-vjeçar Erind Mërkuri, Valbona Treska, Eral Pashaj.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E TRE ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-NË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin e tre anëtarëve të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në, si më poshtë vijon:

1. Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
2. Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
3. Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues (TND) është person juridik publik i përhershëm, i përbërë prej 9 anëtarësh, i cili ka në kompetencë rekrutimin e Anëtarëve të TND-së në administratën shtetërore, vlerësimin e performancës së tyre gjatë ushtimit të detyrave, dhënien e masave disiplinore në ngarkim të Anëtarëve të TND-së, etj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet këshilli i ministrave komisioni i perzgjedhjes se kandidateve këshilli i ministrave komisioni i perzgjedhjes se kandidateve

Sondazh

Poll