Aktualitet

Alarmi nga ISHP: Prindër kujdes! Po shtohen fëmijët e infektuar me COVID-19

19 Janar 2022, 16:55 Nga DOSJA
Alarmi nga ISHP: Prindër kujdes! Po shtohen fëmijët e infektuar

TIRANË– Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur për mediat se në vend janë shtuar rastet e të miturëve që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të pandemisë. Ndërkohë që jep këshillat edhe për prindërit, duke u kërkuar që të marrin ndijmë nga mjekët për çdo rast. që kanë nevojë për trajtim në spital.

“Ajo që shikohet më problematike është fatjti që kemi rritje në grup-moshën 0-14 vjeç. Sidomos tek fëmijët që shkojnë në kopsht dhe në çerdhe, ku janë rritur shumë rastet e shtrimit në spital të moshave 0-4 vjeç. Nënat në këtë periudhë duhet të kenë shumë kujdes pasi në qarkullim janë dy variantet Covid, Omicron dhe Delta ndërkohë kemi dhe qarkullim të gripit të tipit A. Sapo të paraqiten simptomat duhet që të paraqiten tek mjeku”, ka thënë Daja.

Në vendin tonë pas festave të fundvitit ka pasur një rritje alarmante të rasteve të reja me COVID-19, por deri më tani nuk ka pasur masa shtrënguese për të ndaluar përhapjen e virusit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet instituti i shëndetit publik pandemia e koronavirusit ne shqiperi rovena daja instituti i shëndetit publik pandemia e koronavirusit ne shqiperi rovena daja

Sondazh

Poll