Aktualitet

Avokati i ri i Përgjithshëm i Shtetit, qeveria cakton ish-kreun e Hetimit Tatimor

19 Janar 2022, 16:51 Nga DOSJA
Avokati i ri i Përgjithshëm i Shtetit, qeveria cakton ish-kreun e

TIRANË – Qeveria ndryshoi Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e Brunilda Lilos dhe emërimin e Odise Moçkës në vend të saj.

Moçka ka ushtruar funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor, ndërsa më përpara ka kryer detyrën e specialistit të Antikorrupsionit në Kryeministri.


V E N D I M
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet avokati i shtetit këshilli i ministrave avokati i shtetit këshilli i ministrave

Sondazh

Poll