Aktualitet

Trafiku i klandestinëve drejt BE-së / Dalin EMRAT e të arrestuarve në Shqipëri

19 Janar 2022, 13:10 Nga DOSJA
Trafiku i klandestinëve drejt BE-së / Dalin EMRAT e të

TIRANË – Janë publikuar emrat e personave të arrestuar nga operacioni ‘Astrolabio’, i kryer nga Policia Shqiptare, italiane dhe ajo greke.

Mësohet se të arrestuarit janë: Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë. Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë. Fatjon Koçllari, banues në Durrës, Kristiana Sako, banuese në Divjakë. Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt. Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi dhe Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Koka e grupit ishte shtetasi egjiptian, Muhamet Sherif, ndërkohë, një shtetas turk, i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në qyetin e Sarandës, i cili mësohet se ishte drejtuesi i gomones që kryente transportin e emigrantëve. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Kosekoglu është kapur në qytetin e Sarandës. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, në bashkëpunim me autoritetet greke dhe ato italiane kanë zhvilluar një operacion me qëllim ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal, të cilëve, nga hetimi i përbashkët i kryer iu janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.

25 persona, mes të cilëve 18 shqiptarë dhe 7 të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq), kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, si pjesë e një grupi kriminal, që kontrabandonin emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, duke përfituar nga 5-10 mijë euro për person.

LAJMI KRYESOR: Trafik emigrantësh/Shkatërrohen 4 grupe, Vocaj: Në pranga 18 shqiptarë dhe 7 të huaj

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i spak emigrante te paligjshem tonin vocaj konference per mediat aksioni i spak emigrante te paligjshem tonin vocaj konference per mediat

Sondazh

Poll