Aktualitet

Shkatërrohen 4 grupe, arrestohen 18 shqiptarë e 7 të huaj, 5-10 mijë € për emigrant

19 Janar 2022, 08:59 Nga DOSJA
Shkatërrohen 4 grupe, arrestohen 18 shqiptarë e 7 të huaj, 5-10

TIRANË – 25 persona, mes të cilëve 18 shqiptarë dhe 7 të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq), kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, si pjesë e një grupi kriminal, që kontrabandonin emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, duke përfituar nga 5-10 mijë euro për person.

Mësohet se koka e grupit ishte shtetasi egjiptian, Muhamet Sherif, ndërkohë, një shtetas turk, i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në qyetin e Sarandës, i cili mësohet se ishte drejtuesi i gomones që kryente transportin e emigrantëve. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Kosekoglu është kapur në qytetin e Sarandës.

Ndërkohë, të arrestuarit e tjerë janë: Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë. Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë. Fatjon Koçllari, banues në Durrës, Kristiana Sako, banuese në Divjakë. Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt. Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi dhe Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, në bashkëpunim me autoritetet greke dhe ato italiane kanë zhvilluar një operacion me qëllim ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal, të cilëve, nga hetimi i përbashkët i kryer iu janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.

Në lidhje me këtë aksion ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me homologët e tij italianë Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Në fjalën e tij, Vocaj u shpreh se në kuadër të këtij aksioni të përbashkët mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, u bë i mundur arrestimi në vendin tonë i 25 personave, 18 prej të cilëve shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj, të gjithë të përfshirë në këtë rrjet të mirëorganizuar. Sipas Vocajt, janë sekuestruar mjete lundruese, skafe, një anije velierë dhe sende të ndrysyhme që përdoreshin nga trafikantët për kryerjen e transportit të emigrantëve. Sipas Vocajt, nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Ndërkohë, përfaqësues të Policisë Italiane kanë dhënë të tjera detaje lidhur me operacionin e përbashkët për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale, të cilët akuzohen se kryenin trafikim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian. Në konferencën e përbashkët, me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, përfaqësues të policisë italiane, thanë se trafikantët përdornin emra falsë në kryerjen e këtij aktiviteti kriminal, ndërsa shtuan se pika e takimit ishte në Turqi, pastaj ndiqej rruga detare ose tokësore përmes Sirisë dhe prej andej nga bregdeti italian.

Në kuadër të këtij megaoperacioni mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, Policia e Shtetit ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedentë të ndryshëm penalë në qytetin e Vlorës. Si rezultat i këtyre operacioneve është bërë i mundur arrestimi i pesë personave, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh. Në pranga kanë rënë Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili. Mësohet se aksioni i policisë në qytetin bregdetar është zhvilluar për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa shoqërimi i të arrestuarve drejt Tiranës është realizuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar edhe videon e arrestimit të 25 personave të akuzuar si të përfshirë në këtë trafik të emigrantëve të paligjshëm, ndërsa ata shihen të dalin një nga një nga furgonët e policisë, kurse njëri është arrestuar në dhomën e banesës së tij.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Trafiku i klandestinëve / Dalin EMRAT e të arrestuarve në Shqipëri

4 grupet kriminale të transportit të emigrantëve, koka e grupit një egjiptian, EMRI

4 grupet kriminale, dalin pamjet, momenti kur prangosen, njërin e nxjerrin nga dhoma

Aksioni ‘Astrolab’, Policia Italiane: Pika e takimit në Turqi, përdornin emra falsë

5-10 mijë Euro për ‘ëndrrën evropiane’ / Tonin Vocaj: 25 të arrestuar në Shqipëri

Grup i strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh, 5 të arrestuar në Vlorë, EMRAT

Trafik klandestinësh / Aksioni i Policisë në Vlorë, EMRAT e të arrestuarve

Superaksion i Policisë në Vlorë, ndalohen 5 persona me precedentë penalë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i spak emigrante te paligjshem tonin vocaj konference per mediat aksioni i spak emigrante te paligjshem tonin vocaj konference per mediat

Sondazh

Poll