Aktualitet

I akuzuar për 8 vepra penale / Arrestohet në Gjirokastër 28-vjeçari nga Tirana

19 Janar 2022, 12:21 Nga DOSJA
I akuzuar për 8 vepra penale / Arrestohet në Gjirokastër

GJIROKASTËR – Një 28-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminalë ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës. Arrestimi i O.A, banues në Tiranë u krye në fshatin Buz të Memaliajt, ndërsa mësohet se ai rezulton me precedentë të theksuar si: “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kanosja”, “Vjedhja”, “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

I riu nga Tirana këtë herë ka rënë në pranga, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:

Në fshatin Buz, Memaliaj, përmes operacionit ‘Antenat’ është prangosur O. A., 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedent në mëparshëm penal, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kanosja”, “Vjedhja”, “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 13.10.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet në ngarkim të shtetasit O. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne gjirokaster policia gjirokaster arrestime ne gjirokaster policia gjirokaster

Sondazh

Poll