Aktualitet

“RENEA erdhi, mos lëvizni”, del video, si mësyu policia në familjen Kaloshi në Dibër

29 Qershor 2019, 08:50 Nga DOSJA
“RENEA erdhi, mos lëvizni”, del video, si mësyu policia

DIBER- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në faqen e tij në rrjetet sociale ku denoncon ndërhyrjen e policisë së Shtetit dhe Forcave RENEA në familjen Kaloshi në Dibër. Berisha shkruan se Policia ka hedhur gaz dhe lëndë kimike kundrejt familjes dhe ka terrorizuar gra e fëmijë.

Reagimi i ish-kryeministrit:

Akt terrorist! Hidhen gaz dhe helme kimike ne ora tre te mengjesit kunder familjes Kaloshi!  Edvin Krimi dhe Vasal Kimiku narkohorra qe nuk kane ligj as kushtetute dergojne ne ora 03:00 te mengjesit Renean per te terrorizuar gra, femije dhe arrestuar njerez te pafajshem. Denoj me ashpersine me te madhe aktin banditesk antikushtetues te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut te tij dhe shpreh solidaritetin tim te plote familjes Kaloshi dhe te gjithe kryengritesve trima dhe guximtar te Dibres! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb Pershendetje doktor ktu ke videon ne oren 3 :30 mengjesit me urdher te policise se Lleshit ne Fisin Kaloshi arrestohen duke I dhunuar dhe terrorizuar edhe me bomba helmuese me pretekstin qe keni protestu dhe dhunu efektivat e policise me KZAZ nr 19 Peshkopi. Kan arrestu Ymer Kaloshin, Arif Kaloshin bashk me dy femijet e tij nga forcat speciale dhe FNSH te ardhur nga TR. Me respekt Halil Kaloshi Diber.

Mbrëmjen e djeshme mbështetës të Partisë Demokratike tentuan të futeshin në KZAZ-në e Dibrës që ndodhet në shkollën “Nazmi Rushiti”. Mbështetësit e PD-së u përballën me forcat policore të cilat hodhën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ata kishin si qëllim marrjen e materialeve zgjedhore dhe eleminimin e tyre. Tensione, përplasje pati dje në disa qytete, si Shkodra, Bulqiza. Simpatizantët e PD-së dhe PS-së kanë sulmuar disa KZAZ.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sali berisha tensione ne diber sali berisha tensione ne diber

Sondazh

Poll