Aktualitet

Mbyllnin me çelës KZAZ-të, arrestohen dy punonjësit e bashkisë në Pogradec

29 Qershor 2019, 06:59 Nga DOSJA
Mbyllnin me çelës KZAZ-të, arrestohen dy punonjësit e

Pogradec- Në Pogradec janë arrestuar dy policë bashkiakë për pengim të procesit zgjedhor. Mësohet se S.B 61-vjeç dhe G.B 59-vjeç mbyllnin me çelës disa qendra votimi, tre shkolla dhe një kopësht. Këto të fundit me vendim të KQZ-së ishin kthyer në qendra votimi.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Pogradec, për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• S.B, 61 vjeç;
• G.B, 59 vjeç, banues në Pogradec, (të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec).

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy punonjësit në pogradec tensionet në kzaz zgjedhjet e 30 qershorit arrestohen dy punonjësit në pogradec tensionet në kzaz zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll