Aktualitet

“Pengimi i zgjedhjeve”, Policia nis valën e arrestimeve, në pranga punonjës të bashkive, Dibër, Pogradec e Mallakastër

29 Qershor 2019, 06:06 Nga DOSJA
“Pengimi i zgjedhjeve”, Policia nis valën e arrestimeve,

TIRANË- Qindra qytetarë në Dibër e në qytetet të tjera të këtij qarku protestuan mbrëmjen e djeshme para KZAZ-së, ku pati dhe tensione. Policia akuzoi protestueist se ata i kishin sulmuar dhe ndiheshin të rrezikuar, ndërsa spitali i Dibrës tha se asnjë polic nuk është lënduar.

Pavarësisht se mbështetësit e opozitës nuk kishin dhunuar policët, ata u arrestuan për protestën para KZAZ-së dhe hedhjes së shashkave drejt godinës. Sot Policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se  të arrestuairt kishin arritur në 12. “Policia e Dibrës ka arrestuar 12 persona, 39  të tjerë janë shpallur në kërkim,  si të dyshuar për sulmin ndaj  KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë”, shkruhej në njoftim.

Por Dibra nuk ishte qyteti i vetëm që ka pasur tensione, pasi dhe në Pogradec e Mallakastër ishin mbyllur disa qendra votimi. Për këte gjë, Policia sot bëri me dije se autorët e mbylljes së qendrave të votimit janë punonjës të bashkive dhe kanë bërë arrestimet e tyre.

Policia bëri me dije se janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit, po ashtu dhe në Pogradec janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të bashkisë. Ndërkohë që ka reaguar dhe Bashkia e Pogradecit, duke thënë se aktet e Polcisë janë si të regjimit komunsit.

(A.B. J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kzaz-ja ne diber pengimi i zgjedhjeve policia diber sulmohet kzaz në dibër tensione ne zgjedhje kzaz-ja ne diber pengimi i zgjedhjeve policia diber sulmohet kzaz në dibër tensione ne zgjedhje

Sondazh

Poll