Aktualitet

Korça nuk gjen qetësi nga tërmetet, 4 lëkundje të forta janë ndjerë gjatë natës

29 Qershor 2019, 07:20 Nga DOSJA
Korça nuk gjen qetësi nga tërmetet, 4 lëkundje të

KORÇË- Qyteti i Korçës është tornditur sërish nga tërmetet, si dje gjatë ditës por dhe gjatë gjithë natës.

Sipas Instituti të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në fshatrat e Korçës janë ndjerë disa lëkundje të konsiderueshme.

Vetem gjatë natës janë shënuar 4 goditje tërmeti, magnituta më e fortë e të cilave ka qenë 2.8. Lëkundjet nisen që pas mesnatës dhe më pas vijuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë paraprakisht nuk bëhet me dije që tërmeti të ketë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Kujtojmë se para disa javësh banorët e Floqit në Korçë kanë braktisur banesat e tyre, pasi u goditën nga 16 tërmete të fuqishme brenda 7 orëve.

U dëmtuan 307 banesa, 97 prej tyre të shkatërruara. Banorët e kësaj zone, janë strehuar në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 lëkundje tërmetesh në korçë igjeum tërmete në korçe 4 lëkundje tërmetesh në korçë igjeum tërmete në korçe

Sondazh

Poll